05/03/2024
12.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Nuk na frikësojnë plumbat e lëna në prag të shtëpisë” – ish deputetët i jepin mbështetje Taravarit

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari është parë bashkë me ish eksponentë të Partisë Demokratike Shqiptare.

Nga fotografia e shpërndarë në rrjete sociale nga Bekim Fazliu, në një tavolinë shihen të ulur edhe Merale Ferati dhe Orhan Ibrahimi.

Fazliu në shkrimin e bashkëngjitur në fotografinë, zbulon se qëllimi i takimit ka për qëllim t’i jepet mbështetje Taravarit pas kërcënimit me plumb para shtëpisë së tij.

Dërgohet porosi se “se plumbat e lëna në prag të shtëpisë, në mënyrën më qyqare e mjerane, nuk i frikësojnë dot më njerëzit që rreshtohen me popullin, nga ku buron fuqia e vërtetë”.

“Ne mund të kemi dallime në politikë, mund të mos pajtohemi për shumë çështje e të debatojmë për to me orë e vite, por në demokraci, kurrë nuk guxon që të kërcënosh dikë me plumb në stil mafioz. E sidomos jo një Kryetar Partie, në mënyrë apsolute e asesi për shkak se ai u rreshtua haptazi kundër pushtetit.
Aktet e tilla, kërcënojnë dhe rrënojnë rëndë demokracinë dhe vlerat e saj.
Prandaj jemi sot për kafe me z.Taravari-Kryetarin e ASH-së, për t’u solidarizuar dhe për të përcjellë porosinë, se plumbat e lëna në prag të shtëpisë, në mënyrën më qyqare e mjerane, nuk i frikësojnë dot më njerëzit që rreshtohen me popullin, nga ku buron fuqia e vërtetë”, shkruan Fazliu./TV21

Të fundit