02/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Huliganët demolojnë çerdhen në lagjen Potok

Një shishe me alkool e hedhur nga persona të panjohur përfundoi në hapësirat e
Çerdhes në lagjen Potok.Krahas dëmeve materiale nuk janë shkaktuar dëme të
tjera, por si fenomen ka tmerruar edukatoret dhe stafin e kësaj çerdhe. Incidentet e
këtilla kanë qenë më të shpeshta në të kaluarën, kur grupe huliganësh demolonin
këtë çerdhe. Por, me rrethojat që janë vendosur dhe kamerat e sigurisë rastet e
huliganizmit ishin rralluar. Tejet e shqetësuar është edhe përgjegjësja e kësaj
çerdhe e cila thotë se rastet e këtilla nuk duhet të ndodhin në objektet ku edukohen
fëmijët, ndërsa kërkon nga njerëzit që janë jashtë të kenë sjellje më të mirë dhe të
mos demolojnë këta objekte.
Problem në vete është se banorë të lagjeve përreth hedhin mbeturina në oborrin e
çerdhes. Nga pamjet që regjistruam përmes kamerës sonë, është evidente se bëhet
fjalë për mbeturina që hudhen nga jashtë dhe nuk janë mbeturina të çerdhes.
Kërkohet më shumë përgjegjësi nga banorët që jetojnë përreth çerdhes që ata jo të
dëmtojnë por të kujdesen më shumë për pamjen dhe imazhin e kësaj çerdhe.
Ditë më parë për këtë rast reaguan edhe nga komuna e Tetovës. “Aktet vandale
ndaj institucioneve të komunës së Tetovës nuk kanë të ndalur. Gjatë fundjavës nga
persona të panjohur është dëmtuar çerdhja “Potok” në Tetovë, të cilës i kanë thyer
dritaret e institucionit në fjalë. Ky akt barbar dhe skandaloz është raportuar në
polici pas çka presim hetime serioze dhe zbardhje të rastit.
Dhuna ndaj institucioneve, dëmtimi i pronave publike nuk na frikësojnë dhe
zmbrasin qëllimin tonë për zhvillimin e qytetit tonë. Tetova do të ringrihet, do të
zhvillohet dhe do të jetë një shembull në rajon”, thonë nga komuna e Tetovës.
Huliganët demolojnë çerdhen në lagjen Potok,TV KOHA

Të fundit