05/05/2024
8.7 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 11

Zgjedhjet parlamentare/ Kovaçevski: VMRO dhe BDI të ulin tensionet – Mickoski vazhdon “avazin” e vjetër!

ZGJEDHJET PARLAMENTARE

“Nëse VMRO-DPMNE-ja fiton forcë të madhe, do të përballemi me mbylljen e perspektivave të BE-së njëjtë sikurse me izolimin 11-vjecar” – tha lideri I LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, gjatë tubimit parazgjedhor në Gostivar.

Kovaçevski tha se LSDM-ja mbetet e përkushtuar për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut.

“Rikujtoni se kush menaxhonte shtetin e kush sundonte si mbret. Kush miratonte vendime të vështira por pozitive e të drejta për të ardhmen, e kush na vidhte të ardhmen për interesa personale. Kthimi i regjimit do t`i mbyll BE-perspektivat, mediat e lira, do t`i jep fund gjyqësorit të pavarur dhe shtetit demokratik ku sot secili mund të shprehet lirshëm”, tha Kovaçevski.

Nga Gostivari, Kovaçevski kishte një mesazh edhe për BDI-në dhe VMRO-DPMNE-në. I paralajmëroi se me retorikën e rrezikshme rrezikojnë të nxisin tensione ndëretnike.

“Zjarrin që ditëve të fundit po e ndezin VMRO dhe BDI sipas reçetës së vjetër të vitit 2016 mund lehtësisht t`i ndez tensionet që I tejkaluam dhe I lam pas vetes. Qytetarët të mos bien pre e provokimeve të këtilla. S`kemi shtet tjetër. Fëmijët tanë meritojnë të ardhme në vendet e tyre”, tha Kovaçevski.

Por. Kreu I VMRO-DPMNE-së vazhdon ta përdorë retorikën e njëjtë. Gati në çdo tubim akuzon dhe sulmon BDI-në, duke thënë se gjatë gjithë kohës LSDM-ja hesht.

Përjashtim nuk bëri as tubimi në Vinicë, ku kreut të opozitës maqedonase duket se I ka penguar tubimi i Frontit Evropian në sheshin e Shkupit.

“A është evropiane kur Ali Ahmeti në sheshin e Shkupit brohoriti UÇK, UÇK? A i ngjan kjo Frontit Evropian të BDI-së dhe LSDM-së? Ata po minojnë idenë evropiane, për shkak se populli i identifikon me Evropën, por funksionarët evropian turpërohen me personalitete sikurse Artani, Talati, Merko. Rrethi I parë kishte vetëm “karton të verdhë”, më 8 maj vjen “kartoni i kuq” për këtë pushtet”, tha Mickoski.

Fushata për zgjedhjet parlamentare hynë në gjysmën e dytë, kurse partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 8 majit kanë edhe 10 ditë kohë për të shpalosur platformat e tyre para qytetarëve./tvklan.mk/

BE: Presim proces zgjedhor demokratik në Maqedoninë e Veriut më 8 maj

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer, tha të shtunën se blloku pret të ketë zgjedhje demokratike dhe të rregullta në Maqedoninë e Veriut më 8 maj, kur do të mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, si dhe zgjedhjet parlamentare njëkohësisht.

Kandidatja opozitare Gordana Silanovska-Davkova e fitoi rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të mërkurën bindshëm po pamjaftueshëm per ta shmangur rundin e dytë, ku më 8 maj do të përballet me presidentin aktual, Stevo Pendarovski.

Geer tha se shpreson se pjesa e dytë e fushatës zgjedhore dhe zgjedhjet e dyfishta do të kalojnë në një frymë demokratike dhe paqësore, siç e vlerësoi OSBE/ODIHR rundin e parë në raportin e saj preliminar.

“Më e rëndësishmja është…në rundin e parë zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë përgjithësisht të qetë dhe demokratike. Dhe, ne shpresojmë shumë që në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, si dhe në fushatën për zgjedhjet parlamentare, të gjithë të angazhohen për ta përfunduar procesin përmes mesazheve pozitive në fushatë”, tha Geer.

Ai nuk i ka komentuar zërat se mund të ketë bojkot të zgjedhjeve presidenciale në rundin e dytë me qëllim që të mos arrihet pragu i daljes për 40 për qind, për ta dështuar procesin.

“Çdo çështjeje tjetër politike që lidhet me zgjedhjet, shpresoj ta kuptoni që nuk do ta komentoj në këtë fazë. Është në dorën e qytetarëve që të vendosin për të ardhmen e vendit”, shtoi ai.

Shtatë kandidatë garuan në rundin e parë, në mesin e të cilëve edhe dy shqiptarë, të cilët nuk ia dolën të fitonin vota të mjaftueshme për ta siguruar rundin e dytë.

Bujar Osmani nga Fronti Evropian i mori 13.36 për qind të votave, ndërsa Arben Taravari nga koalicioni opozitar VLEN 9.21 për qind të votave.

Njoftimet jozyrtare flasin për një bojkot të LSDM-së, por edhe të BDI-së, edhe pse nga partia që drejtohet nga Ali Ahmeti kanë thënë se do të dalin me një qëndrim se si do të veprojnë në rundin e dytë.

Nga koalicioni opozitar VLEN kanë thënë se nuk do të bëjnë thirrje për bojkot, pasi votuesit janë ata që duhet të vendin se për cilin kandidat do të japin votën e tyre.

Osmani dhe Taravari i fituan rreth 210.000 vota së bashku në rundin e parë dhe besohet se, në mungesë të tyre në rundin e dytë, votat e shqiptarëve mund të luajnë rol vendimtar në garën për president mes Davkovës dhe Pendarovskit, siç kishte ndodhur para pesë vjetëve./rel

Ish-pjesëtari i UÇK-së mesazh Frontit Evropian: Mos i nënçmoni kumanovarët me nga 2000 denarë

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Driton Iseni është shprehur kundër blerjes së vullnetit popullor dhe manipulimit të votës së qytetarëve.

“Mos i nënçmoni Kumanovarët me nga 2000 denarë. Ne s’jemi rom. Tregojeni të vërtetën. Game over Fronti Evropian” ka shkruar ai. (INA)

Forumi i Gruas dhe Forumi Rinor i Koalicionit VLEN prezantojnë “Plani 2030” në Komunën e Bogovinës dhe në Sheshin e Tetovës

Sot, Forumi i Gruas dhe Forumi Rinor i Koalicionit VLEN vizitoi Komunën e Bogovinës për të prezantuar programin “PLANI 2030”.

Në kuadër të fushatës së tyre derë më derë, Forumi i Gruas dhe Forumi Rinor i Koalicionit VLEN u shoqërua nga kandidatet për deputetë në njësinë zgjedhore 6, Kaltrina Beqiri, Sevime Veseli Berzati, Majlinda Ymeri dhe Imerlije Saliu.

Pas vizitës në Bogovinë, qëndruan në aktivitetin në Sheshin e Tetovës, për të qenë sa më afër qytetarëve dhe për të pirë kafe me ta.

Pjesëmarrja e aktive e grave tregon se angazhimi i tyre në politikë është në rritje, dhe Forumi i Gruas i Koalicionit VLEN është vendi ku dëgjohet zëri dhe ambiciet e tyre për një të ardhme më të mirë për vendin tonë.

Ndërkaq sot, në ora 17:00 Forumi i Gruas do të marshojë drejt Banjës së Tetovës.

E mërkura, e premtja dhe e hëna janë ditë jo pune! Nga nesër nxënësit për herë të parë në pushim pranveror

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se: 1 maji 2024 (e mërkurë), dita e punës është ditë jopune për të gjithë qytetarët, shkruan TV21. 3 maj 2024 (e premte), e premtja para Pashkëve, është ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks. 6 maji 2024 (e hënë), Pashkët, dita e dytë e Pashkëve sipas kalendarit ortodoks, është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Nga nesër nxënësit janë në pushim pranveror për herë të parë këtë vit shkollor. Pushimi zgjat një javë, nga data 29 prill deri më 6 maj 2024, gjë që ndryshon kalendarin mësimor.

“Betejë” në Facebook: Osmani dhe Taravari “thumbojnë” njëri – tjetrin!

Dy kandidatët presidencial që garuan në rrethin e parë zgjedhor, Bujar Osmani nga Fronti Evropian dhe Arben Taravari nga koalicioni VLEN, gjatë kësaj të diele, sic njofton KlanM, janë “përplasur” nga distanca, lidhur me zhvillimet e fundit në skenën politike të vendit, veçanërisht pas deklaratave të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit, se si pjesë të Qeverisë së ardhshme preferon opozitën shqiptare – VLEN.

“Disa lider partiak, lusin natën ata që i shajnë ditën” – ka qenë postimi në Facebook i Arben Taravarit.

Mbase, sic njofton KlanM, kjo i referohet deklaratës së Mickoskit se BDI-ja po dërgon emisarë për të negocuar për qeverinë e ardhshme.

“Mos ke frikë Arben, nuk ta marrim Mickoskin, ne kërkojmë besimin e qytetarëve” – ka qenë reagimi i menjëhershëm po në Facebook të Bujar Osmanit.

Ndryshe gjatë kësaj të diele, Mickoski në një prononcim për mediat, sic njofton KlanM, deklaroi se pjesë e qeverisë së ardhshme do të jetë koalicioni VLEN, duke pohuar se nuk ka dëgjuar si kusht nga opozita shqiptare çështjen e ndryshimeve kushtetuese./tvklan.mk

Ahmeti i përgjigjet Mickoskit për “emisarët”: Kristijan, unë kam hyrë në politikë si kryengritës nuk dal putha dorë

Pas Strugës dhe vendbanimeve përreth, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti takimet i vazhdoi në Dibër bashkë me qytetarë dhe nga Qendër Zhupa dhe Mavrovë Rostusha, ku përveç falenderimeve, nga qytetarët kërkoi mbështetje për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 8 maj.

“Mickovski ka bërë një deklaratë se gjoja unë dërgoj emisar tek ai për të negociuar për të hyrë në Qeveri. Kristijan, unë kam hyrë në politikë si kryengritës dhe nuk dal putha dorë, merrmi vesh, mua për 22 vite më ka votuar populli. Unë kam bërë Front me partitë politike shqiptare, por këtë Front e kam bërë të pathyeshëm edhe inkuadrimi edhe i komunitetet që ju i nënçmoni e përbuzni, si komuniteti turk, rom, boshnjak. Ne po përpiqemi që këtë Kushtetutë që e kemi ta bëj edhe më të afërt me qytetarët e Republikës së Maqedonisë t’i fusim edhe komunitetin bullgar, atë egjiptian edhe malazez e kroat. Nuk e zhduki Maqedoninë Marrëveshja e Ohrit dhe ndryshimi i statusit politik e juridik i shqiptarëve”, u shpreh Ali Ahmeti në Dibër.

“Opozitarët mos të bëjnë gabimet që i ka bërë kolegu im i mëhershëm në vitin 2006 dhe partia e atëhershme e bëri atë gabim dhe pagoi kosto të lartë. Shqiptarët nuk janë sahan lëpirës, ne nuk jemi përfaqësues të një minoriteti, ne jemi përfaqësues legjitim i shumicës dërmuese të shqiptarëve dhe tani në Front janë edhe komuniteti rom, turk, boshnjak. Kështu që me ata qyfyrë që i këndojnë, asnjëherë nuk vendosin ata, vendos populli. Pra me 8 maj të gjithë të votoni Frontin, sepse votohet për integrimin dhe izolimin. Vota do hidhet për integrim apo për izolim. Nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së. Sot ndryshe ndjehemi si anëtarë të NATOS- sepse të gjithë kujdesen për paqen stabilitetin dhe sigurinë e vendeve anëtare. Luftërat nuk i kemi larg, ja ku zhvillohen, Ukrainë, Rusi e në Lindjen e afërt’, tha lideri i BDI-së Ahmeti.

Partitë shqiptare “në luftë” për të hyrë në Qeverinë e re

Pas rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale, partitë politike shqiptare, gjegjësisht koalicionet, kanë nisur me llogaritjet se cila do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme, shkruan Nistori.

Deklaratat e kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, i cili thotë se Qeverinë e ardhshme do ta formojë me koalicionin VLEN dhe se nuk ka dëgjuar se opozita shqiptare i ka kusht ndryshimet kushtetuese, kanë shkaktuar përplasje në kampin politik shqiptar.

“Qytetarët folën, koalicionin e ardhshëm në Maqedoni do ta udhëheq VMRO-DPMNE, ndërsa në të do të jetë koalicioni që në këto zgjedhje mori pjesë nën emrin VLEN. Unë nuk kam dëgjuar që kushti për qeveri nga ata janë ndryshimet kushtetuese”, tha Mickoski. Ai gjithashtu theksoi se kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, i ka dërguar emisarë për të bërë koalicion me partinë e tij, duke shtuar se “Ahmeti është i gatshëm të futet në Qeveri pa kushte”.

“Më vjen keq që Ali Ahmeti në opinion dëshiron të paraqitet si ideolog dhe shumë i fuqishëm, por në prapavijë më dërgon emisarë dhe do të them pa kushte, dëshiron të hyjë në koalicion me VMRO-DPMNE-në dhe koalicionin Maqedonia jote”, tha Mickoski.

Ndaj këtyre deklaratave të Mickoskit, kanë reaguar nga “Fronti Europian”, prej ku thonë se opozita shqiptare është e gatshme për çdo kompromis me fatin e qytetarëve, vetëm për t’i pëlqyer Mickoskit. Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se “Mickoski sot e konfirmoi turpin e opozitës shqiptare”.

“Mickoski konfirmoi sot turpin e opozitës shqiptare të cilët janë të gatshëm të bëjnë çdo kompromis me fatin e qytetarëve, vetëm për t’i pëlqyer Mickoskit. Për ta arritur këtë ata kanë hequr dorë edhe nga kushtëzimi për ndryshimet kushtetuese që nënkupton heqje dorë edhe nga anëtarësimi i vendit në Bashkimin Europian”.

“Ata janë të gatshëm ta rikthejnë vendin në izolim vetëm e vetëm që të jenë servil të VMRO-së dhe Mickoskit e me këtë t’i nënshtrojnë edhe shqiptarët, turqit, romët, boshnjakët dhe të gjjthë qytetarët për interesat e tyre. Këtë turp dhe tradhëti Mickoski ua nxori në shesh haptazi, ndërsa ata nuk e thonë asnjë fjalë, që dëshmon se sa janë servilosur dhe sa janë nënshtruarthuhet mes tjerash në reagimin e Mickoskit”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, e cila është pjesë e “Frontit Europian”.

Ndërsa nga Koalicioni VLEN thonë se VMRO-DPMNE-ja i ka në koalicion të saj bashkësitë e tjera etnike dhe për të formuar qeverinë, i duhen vetëm përfaqësuesit e shqiptarëve. Kryetari i Lëvizjes Demokratike, pjesë e VLEN-it Izet Mexhiti, sot deklaroi se VLEN është përfaqësuesi i vetëm i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Edhe marrëveshja e majit që u nënshkrua në vitin 2007, kërkonte, aty qëndron, fituesi te shqiptarët dhe fituesi te maqedonasit të formojnë qeveri të re. Tani mendoj se BDI e ka thyer këtë, sepse nuk është koncept shqiptar, por hyri në koncept multietnik, në koncept qytetar, gjithë këtë e bëri pas 22 viteve, të shpëtojë me votat e turqve, boshnjakëve dhe legjitime ishte ajo, por tani nuk mund të thirren se i përfaqësojnë shqiptarët në Maqedoni”.

“Koncept i pastër shqiptar është VLEN dhe normalisht që Mickoski ka turq, boshnjakë dhe bashkësi tjera etnike në koalicionin e VMRO-DPMNE-së, për të qenë fotografia e plotë, atij i duhet partner shqiptar, partner shqiptar për momentin është vetëm VLEN”, deklaroi Mexhiti.

Por, si i komentojnë analistët këto deklarata?

Politologu Rilind Dauti për Nistori-n thotë se deklarata e Mickoskit për gjoja emisarë nga BDI që i kërkojnë hyrje në qeveri, është tepër joreale për t’u besuar si e vërtetë. Sipas tij kjo duhet të merret thjeshtë si përpjekje për diskreditim të BDI-së para zgjedhjeve parlamentare që tek kanë për të ndodhur.

“Kushdo nga partitë shqiptare që do të jetë pjesë e negociatave për hyrje në qeverinë e ardhshme, nuk guxon t’a ulë “pazarin”, por premtimet e bëra të vendosen të shkruara në programin e qeverisë, dhe të këmbëngulin që njërën nga tre pozitat kryesore në shtet t’a marrin shqiptarët (në këtë rast kryetarin e kuvendit), si edhe njërën nga tre pozitat kryesore ministrore (MPB, MPJ, ose financat)”, thotë Rilind Dauti.

Në lidhje me integrimin europian të vendit, ai thekson se kjo nuk duhet të jetë obsesion aq i madh i partive shqiptare deri në patetikë siç është tani, sepse siç thotë, në fund të fundit kjo varet nga vet BE, që sipas tij, është dëshmuar se bën hile.

“Por, edhe ashtu nuk ka rrezik nga largimi prej rrugës eurointegruese të RMV-së. Marrëveshjen e Prespës, VMRO-DPMNE do të vazhdojë t’a zbatojë me arsyetimin se këtë e kanë trashëgimi nga LSDM dhe tani s’kanë se çfarë të bëjnë, por nuk përjashtohet edhe ndryshimi i kushtetutës për t’i futur bullgarët në të, duke bërë ndonjë spin të suksesshëm para elektoratit për ndryshim të qëndrimit”, thotë Dauti.

Ndryshe, në zgjedhjet presidenciale kandidatja e VMRO-së Gordana Siljanovska mori më shumë vota, e pasuar nga kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski. Këta të dy do të garojnë për kryetar shteti më 8 maj, kur edhe do të mbahen zgjedhjet parlamentare. /Nistori/

Gripi i shpendëve “te dera”, Romania dhe Bullgaria në alarm/ Mjekët: Kërkohet monitorim i veçantë

Epdeimologet veterinere kërkojnë të rritet monitorimi i shpendëve të egër që në këtë periudhë shtegtojnë në vendin tonë.

“Për momentin vendet më të afërta që kanë praninë e virusit në rajonin tonë janë Bullgaria dhe Rumania. Zakonisht virusi shfaqet tani në pranverë, deri në fund të verës.

Me ardhjen e shpendëve transportojnë edhe virusin e shpendëve”, tha dr Kujtim Mersini, epidemiolog, veteriner dhe pedagog në UBT.

Veterinerët tanë e kanë të pamundur të monitorojnë lagunat ku vijnë e ndalen shpendët e egra pasi nuk kanë automjete.

Ndërkohë që vetëm para dy vitesh gripi shpendëve orteku tre pularitë më të mëdha në vend duke u shkaktuar dëme të konsiderueshme.

“Risku është gjithmonë i lartë, na u prekën pularitë më të mëdha në vend, dëmi ekonomik ishte shumë i madh.

Risku është gjithmonë pranë, sepse shpendët e egra nuk i kontrollojmë dot”, tha Mersini.

Meta i shkon te shtëpia liderit demokrat: Moj Serbi, murin ta prisha se më thonë Sali Berisha
Edhe pse njihet si një grip që prek vetëm shpendët H5N1 ka alarmuar organizatën botërore të shëndetësisë pasi ka ndryshuar sjellje duke prekur gjitarët.

U promovua gjenerata e re e nëpunësve policorë

Në Qendrën e Trajnimit në Idrizovë sot u mbajt promovimi solemn i nëpunësve të rinj policorë – gjenerata 2023-2024.

Trajnimin njëvjeçar e përfunduan 508 policë të rinj prej të cilëve 416 burra dhe 92 gra.

Kryeministri Talat Xhaferi duke i uruar pjesëtarët e rinj të policisë theksoi se të jesh në vijën e parë të sigurisë është detyrë fisnike dhe në të njëjtën kohë detyrë me shumë përgjegjësi.

“Njohuritë dhe aftësitë të cilat i keni arritur gjatë vitit të kaluar përmes trajnimit intensiv, besoj që si nëpunës të ardhshëm të policisë do t’i zbatoni vazhdimisht në njësitë organizative ku do të shpërndaheni”, tha Xhaferi.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski theksoi se policët i pret një etapë e re.

“Së pari do të ju porosis që gjithmonë ta keni në mendje se çdonjëri nga ju është kreator i fatit të tij. Suksesi juaj varet vetëm nga ju. Suksesi juaj duhet të përfundojë vetëm nga profesionalizmi juaj, bashkëpunimi, vullneti i mirë”, theksoi Toshkovski.