09/05/2024
13.1 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 1744

Spasovski deri më 21 tetor duhet të formohet grup pune për veting në MPB

Qeveria në seancën e djeshme e miratoi informacionin dhe Propozim – planin për masa, aktivitete dhe dinamikë të zbatimit të procesit të kontrollit (vetingut) ndaj të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“Qeveria e obligoi ministrin e Punëve të Brendshme, më së voni deri më 21 tetor 2019 ta formojë grupin e punës së përcaktuar për zbatimin e procesit të vetingut të të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe përmes kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të kërkojë në grupin e punës të marrin pjesë më së shumti tre përfaqësues të partive politike në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët do të jenë në rolin e vëzhguesve të procesit të vetingut në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, kumtoi pres shërbimi qeveritar.

Planin, siç thuhet në kumtesë e ka përpunuar Grupi i punës, në të cilin krahas përfaqësuesve të Ministrisë, marrin pjesë edhe përfaqësues të bashkësisë akademike, Sindikata e Policisë së Maqedonisë, OSBE, Ambasada e SHBA-së, si edhe përfaqësues të sektorit joqeveritar. .

Vullnetarë-udhërrëfyes do t’u ndihmojnë pacientëve të gjinden në Qendrën Klinike

Në qarkun e Kompleksit të Klinikave “Nënë Tereza” sot do të promovohet projekti për angazhimin e vullnetarëve – udhërrëfyes të pacientëve, të cilët do t’u ndihmojnë qytetarëve më lehët të gjinden në Kampusin e Klinikës “Nënë Tereza”.

Projekti realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Kryqin e Kuq. Në promovim do të marrin pjesë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut Sait Saiti.

Do të ndërtohet shkollë fillore në Idrizovë, vendosi Qeveria në seancë

Qeveria në seancën e djeshme e obligoi Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të fillojë me procedurën e ndërtimit të shkollës fillore të re në Idrizovë në Komunën e Gazi Babës, pasi miratoi informacion për nevojën që të ndërtohet shkollë e re në këtë vend të banuar.

“Qeveria solli vendim me të cilin i thuhet Komunës së Gazi Babës t’i ndërmarrë të gjitha aktivitetet dhe të dorëzojë kërkesë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për ndërtimin e një shkolle të re fillore në Komunën e Gazi Babës në Idrizovë në parcelën përkatëse në pajtim me nevojat për numrin e nxënësve, elaboratin për efikasitet energjetik, elaboratin gjeodet me të dhëna numerike për parcelën ndërtimore dhe raport pozitiv për projektin kryesor. Lidhur me këtë informacion Qeveria e obligoi Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të fillojë me procedurën për ndërtimin e një shkolle të re fillore në Komunën e Gazi Babës në Idrizovë”, kumtoi pres shërbimi qeveritar.

Deri në ndërtimin e një shkolle të re, siç thuhet në kumtesë, Qeveria i dha rekomandim Komunës së Gazi Babës të udhëhiqet prej dispozitave ligjore për arsimin fillor dhe prej parimeve që dalin prej konceptit një shoqëri për të gjithë, si dhe prej angazhimeve për arsim të integruar, në marrëveshje me prindërit e nxënësve për t’i siguruar të gjitha kushtet të cilat do të jenë të nevojshme që fëmijët të mësojnë aty ku do të vendosin prindërit.

Ligji për rritjen e pagave në administratën publike para deputetëve

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në procedurë të shkurtuar duhet ta shqyrtojë Propozimin e ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pagesën e pagave në Republikën e Maqedonisë, i cili duhet të mundësojë rritje prej pesë për qind të pagave të administratës publike.

Dje nga Qeveria, paralajmëruan se paga e shtatorit me premtimin për rritje prej pesë përqind do të paguhet në afatin paraparë ligjor. Pagë e rritur për pesë përqind do marrin punëtorët shëndetësorë, socialë, punëtorët në arsim, policë, mbrojte dhe të gjithë nga administrata publike, deklarojnë nga Qeveria.

Prej aty theksojnë se rritja e pagave është paraparë me inicimin e Buxhetit për vitin 2019-të, ndërsa Ligji i cili e mundëson atë me procedurë të shkurtër, pritet të kalojë ditët në vijim në Kuvend.

Kjo, siç qëndron në deklaratë, është rritja e tretë e pagave në shëndetësi dhe e dyta në armatë dhe arsim, si dhe tek kopshtet për fëmijë.

Propozim ligji, që është pika e vetme në rend dite të seancës së 115 kuvendore, është parashtruar prej deputetëve Jovan Mitreski, Ejup Alimi, Meral Uzeiri Ferati, Nexhbedin Karemani, Miroslav Jovanoviq, Jusuf Hasani dhe Jagoda Shahpaska. .

Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës.

Sipas çmimores së re, çmimet e shitjes me pakicë të derivateve të naftës ulen për 1 denarë.
Eurosuper BS-95 do të kushtojë 68.50 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të kushtojë 71.00 denarë për litër, ndërsa Eurodiseli do të shitet 63.00 denarë për litër.

Çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri do të jetë 52.50 denarë për litër.

Këto çmime do të hyjnë në fuqi nga mesnata e sotme dhe do të vlejnë deri në javën e ardhshme./Telegrafi/

Afaristët e Maqedonisë dhe Bullgarisë kërkojnë të mos politizohet historia e përbashkët

Oda ekonomike bullgaro-maqedonase dhe ajo maqedonase-bullgare, shprehin shqetësim për shkak të siç thonë, politizimit të madh të fakteve të historisë së përbashkët të të dy shteteve.

“Presim më shumë pragmatizëm dhe mendim shtetëror në përcaktimin e qëllimeve për dy shtetet ballkanike. Presim ndihmë konkrete për krijimin e kushteve për bashkëpunim ekonomik, teknik, kulturor, si dhe në integrimet në familjen evropiane. Shpresojmë se nuk do ta kthejmë librin e bardhë në të zi”, thuhet në njoftimin e përbashkët të kryetarit të Odës tregtare industriale bullgaro-maqedonase Pllamen Pavlov dhe kryetarit të Odës ekonomike maqedonase-bullgare, Kirill Llazarov.
Ata shtojnë se koncentrimi i vëmendjes tek puna e Komisionit të përzier të ekspertëve për çështje historike dhe arsimore, vetëm thellon dhe distancon kufijtë në mes familjeve të të dy shteteve.

“Theksojmë se është më e rëndësishme që në vend të kaluarës, të shikojmë kah e ardhmja, e për këtë duhet tani të sillen vendime. Vendime për lidhje – transporti, energjetike dhe komunikative”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, sot krerët shtetëror në Bullgari do të diskutojnë për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut dhe pritet që konkretisht të marrin qëndrim për mbështetje në rrugën e anëtarësimit në BE./Telegrafi/

Kasami: PSP-ja u formua vetëm për ndërrimin e pushtetit

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, konsideron e Prokuroria Speciale është shfrytëzuar vetëm se për ndërrimin e pushtetit por jo edhe për pastrimin me krimin dhe korrupsionin në vend.

“PSP u shfrytëzua vetëm për ndërrimin e pushtetit. Që me marrjen e lëndëve nga Prokuroria Publike, u vërtetua se qëllimi i vetëm ishte ndërrimi i Gruevskit dhe ardhja e Zaevit dhe nuk kemi asgjë nga ajo që pritej”, tha Kasami.
Ndërsa sa i përket koalicionit të mundshëm me OBRM-PDUKM-në, Kasami në një intervistë për Evropën e Lirë ka thënë se bisedimet me opozitën maqedonase janë të natyrshme.

“Për ne është e natyrshme të ulemi të bisedojmë me parti opozitare, pasi kemi shumë çështje për të cilat duhet të bisedojmë”, shtoi Kasami./Telegrafi/

Prej nesër shfuqizohen kuotat në Maqedoni, ilaçet nuk do të mund të blihen pa letërnjoftim

Prej nesër do të shfuqizohen kuotat për blerjen e ilaçeve dhe do të fillojë sistemi i ri për kontroll.

Koncepti i ri i ashtuquajtur “faza zero”, parasheh që blerësi të ketë letërnjoftim ose pasaportë të personit për të cilin do të blejë ilaçet.
Sot në konferencë për shtyp drejtorët e Fondit për shëndetësi Den Donçev dhe Orhan Ramadani, thanë se në këtë mënyrë qytetarët do të mund të marrin ilaçe në cilën do barnatore dhe në cilën do ditë të muajit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Personat e moshuar, fëmijët nën moshën 18-vjeçare dhe ata të cilët nuk janë në gjendje të mirë shëndetësore, nuk duhet të frikësohen se do të mbesin pa ilaçe. Parashihet mundësia që në emër të tyre, personi i afërt t’i merr ilaçet. Qytetarët do të mund çdo herë, në çdo kohë të blejnë ilaçe”, tha Donçev.

Ai njoftoi se me sistemin e ri elektronik do të mundësohet rregullore e re për punën e barnatoreve, e cila parasheh të mos favorizohen disa barnatore dhe të parandalohet konkurrenca.

Shfuqizimi i kuotave për ilaçet, sipas qeveritarëve, do të thotë se pacientët nuk do të ketë nevojë të kenë rezerva në shtëpi, e as nuk do të shkaktojnë radhë dhe nervozë në barnatore.

Kryeministri Zoran Zaev, apeloi tek qytetarët dhe farmaceutikët për punë të përgjegjshme./Telegrafi/

Milla Carovska: Çështja gjinore është pjesë përbërëse e të gjithë politikave të Qeverisë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska mori pjesë në hapjen e Takimit rajonal për ndjekjen e progresit të Deklaratës së Pekinit dhe Platformës për aksion për barazi gjinore (Pekin + 25), që po mbahet në Shkup.

“Në këto tre vite si Qeveri kemi bërë përpjekje maksimale që çështja gjinore do të jetë pjesë e përbërëse e të gjitha politikave. Kjo që është me rëndësi se si shtet kemi arritur ta ratifikojmë Konventën e Stambollit. Por, nuk ndaluam këtu. Implementimi i saj është prioritet i lartë. MPPS-ja punon në vendosjen e shërbimeve për mbrojtje nga dhuna së bashku me organizatat joqeveritare dhe të njëjtat i zhvillojmë në nivel lokal”, theksoi Carovska.

Në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale theksohet se në vitin 2019 janë miratuar ligje të reja për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi dhe për ndërprerjen e shtatzënisë, ndërsa është siguruar edhe mbrojtje jashtë institucionale përmes miratimit të qendër së re servisore për personat të cilët janë viktima të tregtisë me njerëz dhe viktima t dhunës seksuale.

“Me miratimin e Ligjit për pagë minimale në vitin 2017, për herë të parë, paga minimale ishte barazuar për punëtorët në industrinë e tekstilit, lëkurës dhe këpucëve, në të cilën një përqindje e madhe të të punësuarve janë gra. Nga miratimi i Deklaratës së Pekinit dhe Platformës për aksion, Republika e Maqedonisë së Veriut ka arritur progres të dukshëm në zhvillimin dhe implementimin e agjendës për barazi gjinore. Për vitin 2020 është planifikuar ndryshimi i Ligjit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave si dhe vendosja e qendrës trening për barazi gjinore”, theksohet në kumtesë.

Në takimin e sotëm konsultativ marrin pjesë përfaqësues qeveritarë për zbatimin e politikave publike për barazi gjinore, organizatat civile, përfaqësues të fushës akademike dhe ekspertë nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia.

Vazhdojnë negociatat midis MASH dhe SASHK

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi deklaroi se sot do t’i vazhdojnë negociatat me Sindikatën e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK).

“Me SASHK-un sot do të kemi takim të përbashkët, negociatat do të vazhdojnë në mënyrën më të mirë, më konstruktive, jam i kënaqur prej bashkëpunimit të deritanishëm. Rritje të dukshme të pagave kemi thënë se do të ketë, por prej kur dhe sa do të jetë përqindja kjo varet prej mundësive dhe prej shqyrtimit të të gjitha të dhënave dhe parametrave që i kemi”, tha Ademi në vizitën e sotme të Qendrës për vlerësim funksional dhe mbështetjen e fëmijëve dhe të rinjve.

Ai theksoi se janë në anën e njëjtë me SASHK-un me qëllim që të përmirësohet statusi shoqëror dhe material i të gjithë të punësuarve në arsim.