23/05/2024
11.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pendarovski dhe Radev për shkak të korona krizës e e shtynë festimin e Shën Kirilit dhe Metodit në Romë

Presidenti Stevo Pendarovski e anuloi vizitën e tij në Romë dhe Vatikan me rastin e festimit të Shën Cirilit dhe Metodit më 24 maj për shkak të situatës me Kovid-19, kumtuan nga Kabineti i Presidentit.

“Delegacionet ushtarake të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë tashmë disa vjet së bashku kanë bërë homazhe më 24 maj, Ditën e iluministëve vëllezërit Shën Cirili dhe Metodi, duke vendosur lule në bazilikën “Santa Maxhore” si dhe në varrin e Shën Cirilit në bazilikën e “Shën Klimentit” në Romë dhe Vatikan. Duke e pasur parasysh pandeminë e Kovid -19, si dhe faktin që Republika e Italisë është një nga vendet që përballet me sfida të mëdha, kabineti i presidentit Stevo Pendarovski dhe Presidentit të Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev morën vendim se shënimin do ta transferojnë në gjysmën e dytë të 2020, kur kushtet këtë do ta lejojnë, në ditën dhe datën e duhur”, qëndron në kumtesë.

Nga kabineti i presidentit bullgar Radev konfirmuan se vizita është shtyrë, dhe se me Vatikanin do të caktohet një datë e re për shënimin e përbashkët të veprës së vëllezërve Shën Cirili dhe Metodi në gjysmën e dytë të vitit. ls/

Të fundit