Të tjera lajme

PROJEKTI I UJIT NË PALLÇISHT NË PËRFUNDIM E SIPËR

Projekti i uji të pijshëm në fshatin Pallçisht akoma nuk ka përfunduar edhe pse për këtë projekt janw zhvilluar disa protesta duke bllokuar rrugën në këtë fshat por edhe protesta para komunës së Bogovinës. Por, ky venbanim asesi të furnizohet në mënyrë normale me ujë. Kryetari i Komunës së Bogovinës Besnik Emshiu për TV Koha tha se kanë mbetur   edhe  10  metra  për  tu lidhur me  komorën e vjetër dhe ky projekt ka shumë pak punë.

Sa i përket projektit për ujin në fshatin Pallçisht unë disa herë kam dhënë deklarata se projekti është krye. Shumë pak punë ka për  tu  lidhë me komorrën e vjetër nja 10 metra edhe punët janë krye. Presim nga  ministria mandej të bëje lëshimin e këtij projekti që do të thotë  se qytetarët presin që sa më shpejtë të përfundoje ky projekt.

Qytetarët e këtij  vendbanimi qw një kohë të gjatë janë pritje të përfundimit të projektit pwr ujin e pijshwm  që është jetik, ndërsa qasja e instititucioneve  duhet të jetë më serioze. TV KOHA

Të fundit