13/07/2024
24.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Protestojnë punonjësit shëndetësor, kërkojnë rritje të pagave

Me një protestë që simbolikisht do të fillojë 5 minuta para orës 12:00 para Ministrisë së Shëndetësisë, punonjësit e shëndetësorë sot do të shprehin pakënaqësinë e tyre për aneksin ende të panënshkruar të kontratës kolektive, që parashikon rritje të pagës së tyre në përputhje me rritjen e pagës minimale.

Protesta organizohet nga Sindikata e Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale pranë Sindikatës së Sindikatave të Maqedonisë.

“Ora në të cilën organizohet protesta është simbol i faktit se pas gjithë punës dhe qasjes së arsyetuar ndaj Ministrisë së Shëndetësisë si partner social në gjashtë muajt e fundit, tashmë është koha për të realizuar nënshkrimin aktual të aneksit për ndryshimin dhe plotësimin e kontratës kolektive për veprimtarinë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Punonjësve Shëndetësorë (SPSH).

Lidhur me protestën e paralajmëruar përfaqësues të Sindikatës i kanë dërguar një shkresë zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë në të cilën ndër të tjera kanë sqaruar se protesta kushtëzohet me nënshkrimin e aneksit.

Të fundit