18/06/2024
18.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

RMV, ose rritje pagash ose grevë, të punësuarit në Prokurori dhe gjykata me ultimatum

ë punësuarit në Prokurori dhe gjykata do të dalin në grevë javën e ardhshme, ditën e mërkurë dhe të enjte, për shtesat e garantuara me ligj, të cilat nuk i kanë marrë prej gjysmë viti, si dhe për rritjen e pagave si dhe për zyrtarët e zgjedhur dhe të emëruar në lartësi prej 78 për qind, transmeton Portalb.mk.

Greva do të zgjasë deri në plotësimin e kërkesave dhe do të punohet vetëm për rastet urgjente të përcaktuara me ligj. Bëhet fjalë për rreth 2500 punonjës për të cilët janë kërkuar mjete në ribalancimin e Buxhetit.

Sindikata e punëtorëve të administratës, autoriteteve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve(SPAAGjSh) thotë se është e mundur grevë në Prokurorinë e Shtetit, Administratën për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Sipas SPAAGjSh-it, zyrtarët e zgjedhur dhe të emëruar nga marsi i vitit të ardhshëm do të marrin pagë më të madhe për 12 për qind, që do të thotë se për një vit do të marrin pothuajse dyfishin e pagës, për dallim nga të punësuarit e tjerë që mbajnë barrën më të madhe të punës, të cilët do të marrin 10 deri në 12 për qind.

LSM-ja kërkoi që të mos ketë luftë politike gjatë debatit për ligjet që do të parashikojnë rritje 10 për qind të pagave për punonjësit e sektorit publik dhe janë në pritje të përgjigjes për nismën e dorëzuar para deputetëve për anulimin e rritjes së pagës për zyrtarët e zgjedhur dhe të emëruar.

Përfaqësuesit e LSM-së u kujtuan drejtuesve në sektorin publik se janë të detyruar të zbatojnë ndryshimet ligjore dhe rritjen e pagës prej 10 për qind me pagën e shtatorit dhe nëse është e nevojshme të përgatisin zgjidhje për çdo punonjës.

Të fundit