18/06/2024
18.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Samiti i parë i NATO-s për vendin si anëtarë i plotfuqishëm

Në Bruksel dje u mbajt Samiti i NATO-s, takimi i parë i shefave të shteteve ose qeverive të anëtareve të Aleancës, në të cilin Maqedonia e Veriut mori pjesë si anëtarë i plotfuqishëm. Delegacioni maqedonas që mori pjesë në Samitin e vlerësoi mbledhjen si një moment historik për vendin dhe një sukses të madh për vendin tonë dhe Aleancën.

“Samiti i parë i NATO-s me 30-të vendet-anëtare sot është moment historik për Maqedoninë e Veriut. Ky është samiti ynë i parë i NATO-s si anëtare me të drejtë të plotë. Ky është sukses i madh për shtetin tonë dhe sukses i madh për NATO-n. Sot qëndrojmë krah për krahë me aleatët tanë dhe dëshmojmë për vërtetimin e unitetit, kohezionit dhe solidaritetit të Aleancës. Partneriteti transatlantik, është i fuqishëm si asnjëherë më pare”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev i cili dje së bashku me liderët e vendeve-anëtare të NATO-s, ka marrë pjesë në seancën plenare të Këshillit Veriatlantik.

Para Aleatëve tanë të NATO-s, tha kryeministri Zaev, theksuam se Maqedonia e Veriut është përkushtuar në vizionin për Ballkanin në shekullin 21 si rajon i paqes dhe stabilitetit.

“Jemi të përkushtuar të ndërtojmë Ballkan të ri me bashkëpunim rajonal të përforcuar. Për këtë, fuqishëm besojmë se nevojitet të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë perspektivë të qartë evropiane dhe euroatlantike. Nevojiten procese të parashikueshme, kredibile dhe të përforcuara të integrimit që të mos ketë vakum të sigurisë së Ballkanit”, tha Zaev.

Ai e falënderoi sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg për udhëheqjen e tij në krijimin e Agjendës së NATO-s 2030 në bashkëpunim me aleatët e NATO-s, si dhe për konsultime më të gjëra dhe inkluzive me palët e interesuara në atë proces.

“Agjenda 2030 në kohë i adreson ndryshimet në rrumbullaksimin strategjik dhe e bën NATO-n për shekullin 21. Ne përballemi me kërcënime dhe sfida nga gara autoritare sistematike për Aleancën tonë. Duhet të bëjmë më shumë dhe do të bëjmë më shumë që t’i mbështesim vlerat e përbashkëta demokratike dhe ta mbrojmë rendin ndërkombëtare të themeluar në rregulla”, theksoi Zaev.

Edhe ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska gjithashtu e përshëndeti samitin si historik për vendin. Në Samit, tha ajo, ne po vijmë si një delegacion i 30 vendeve anëtare që nuk prisnin se çfarë do të bënte Aleanca për të, por donin të tregonin se ajo di edhe të kontribuojë.

“Edhe në Krivollak, edhe në Shkup, edhe në Ballkan edhe këtu në Bruksel e dërgojmë porosinë se së bashku jemi më të fuqishëm, se edhe si vend I vogël treguam se mund të investojmë në sigurinë rajonale dhe euroatlantike dhe se duke I zgjidhur problemet politike dhe duke investuar në sigurinë e përbashkët, mund të kontribuojmë si aleat njejtë si të tjerët”, tha Shekerinska në deklaratën para fillimit të Samitit, ku moti pjesë me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Për shefin e dilomacisë, partneriteti transatlantik mbetet një gur themeli i sigurisë sonë kolektive.

“Sot me të vërtetë është ditë e rëndësishme, jo vetëm për ne por edhe për të gjithë Aleancën. Pas konsultimeve të vështira dhe disa takimeve përgatitore ministrore në të cilat unë personalisht mora pjesë, sot në selinë e Aleancës në Bruksel, u mbajt samiti i NATO-s me të cilin do të rrumbullakohen drejtimet kryesore për iniciativën NATO 2030. Në tryezë sot është agjendë ambicioze transatlantike e cila duhet të sigurojë rol më të madh të aleancës në krijimin e sigurisë afatgjate, por edhe sinergji më të madhe, integrim më të madh të vet vendeve-anëtare kur bëhet fjalë për siguri të përbashkët”, theksoi Osmani.

Në deklaratën e tij, Osmani theksoi rëndësinë që Aleanca e jep në luftën kundër kërcënimeve hibride dhe aktiviteteve të mëtejshme të ndërmarra për menaxhim me këto sfida bashkëkohore dhe shprehu mbështetjen për partneritet transatlantik si gurthemel i sigurisë sonë kolektive.

Para fillimit të Samitit të sotëm të NATO-s, sekretari i përgjithshëm i Paktit, Jens Stoltenberg theksoi se fakti që vitet e fundit, dy vende të rajonit të Ballkanit Perëndimor janë bërë anëtare të Paktit flet për hapjen e Aleancës.

“Kemi dy anëtare të reja nga ai rajon gjatë disa viteve të fundit, me këtë dëshmuam se dera e NATO-s është e hapur, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë dy vende të reja anëtare, por kemi edhe partnerë në vendet e tjera të rajonit dhe e kemi edhe KFOR-in në Kosovë, jemi të pranishëm dhe vazhdojmë të ndihmojmë në stabilizimin e rajonit”, deklaroi Stoltenberg në intervistën dedikuar të ardhmes së NATO-s gjatë 10 viteve të ardhshme.

Të fundit