03/05/2024
11.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shitën IPTV ilegale, policia arrestoi dy tetovarë

Dy tetovarë kanë përfunduar në pranga me dyshimin se përmes një portali ilegalisht kanë shitur kanale rtelevizive “IPTV”, transmeton Zhurnal.mk.

Gjatë bastisjes së shtëpisë së njërit nga të dyshuarit, në rrugën Ilindenska dhe në hapësirat ndihmëse në rrugën “120” në Tetovë katër ditë më parë, policia ka gjetur dhe konfiskuar pajisje të ndryshme e cila është përdorur për riemitim të programeve televizive, më saktësisht për shitje të tyre.

MPB bën të ditur se pjestarët e saj kanë konfiskuar pajisje të ndryshme edhe te personi i dytë i arrestuar, që në total ka rezultuar me llap topë, shtëpiza për kompjuter, USB, android boks dhe pajisje tjetër të konfiskuar.

SPB Tetovë thotë se pas zbardhjes së rrethanave do të parashtrojnë kallxime penale, pasi të dyshuarit akuzohen se kanë shkelur të drejtat autoroale, të dënueshme sipas nenit 157 të kodit Penal.

Të fundit