14/10/2024
11.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Taravari: Të bashkohemi drejt ndryshimit dhe fitores së madhe

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një postimi në rrjetet sociale ka ftuar qytetarët, që t’i bashkohen krahut të tij, tashmë kur po thellohen ndasitë mes tij dhe Ziadin Selës. Taravari ka bindur qytetarët dhe bashkëpartiakët, që do të kenë edhe mbështetjen e faktorit ndërkombëtar. Shkrimi i Taravarit në formë të integruar, pa ndërhyrje: Të dashur anëtarë të Aleancës për Shqiptarët, qytetarë të dashur Për të gjithë ne këto janë kohë me dinamikë të lartë. Ne po shkojmë drejt një Ndryshimi politik por nga ana tjetër këto orë historike duhet të jenë për ne edhe kohë për maturi, harmoni dhe bashkëpunim të përgjithshëm. Edhe pse mund të kemi bindje apo vizione të tjera politike, ne të gjithë bashkohemi nga dëshira për ta bërë këtë vend sa më të mirë! Kur do të fitojmë, nuk do të vijnë as orë hakmarrjesh, as spastrime masive, por madje do të ketë projekte që do të kërkojnë përmirësimin edhe më shumë të atyre që tani janë pjesë e administratës apo të punësuar në çdo sektor. I drejtohem çdo kolegu të partive të tjera, pasi në thelb ne jemi të gjithë kolegë: Le të jemi ne, pa dallim partie, feje, gjuhe apo kombi, klasa e atyre politikanëve që do ta shohin veten si oponentë ideologjik por si partnerë në qëllimet tona më të larta, si është Zhiviillimi i vendit dhe ecja jonë në hartën e BE-së si pjesë organike e saj. Sado kjo është sfidë, jam i sigurtë që ne mund t’ia dalim dhe këto muaj t’i shëndrojmë në një festë mendimesh, vizionesh dhe mundësish, dhe në fund Fitoftë Më I Miri! Jam i bindur se kemi mbështetjen e vlefshme edhe nga faktori ndërkombëtar, që janë miqtë tanë strategjik, që me mençurinë e tyre dhe dashamirësi janë pranë nesh në këtë moment të veçantë. Sinqerisht me respekt dhe shpresë”, ka shkruar Taravari.(INA)

Të fundit