20/09/2024
17.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tërmet 7.1 ballësh në Japoni, paralajmërohet cunami

Këshilla për cunami janë lëshuar në Japoninë jugore, pasi tërmete të njëpasnjëshme me magnitudë 6.9 dhe 7.1 u raportuan të enjten pasdite.

Alarmi për cunami është lëshuar për rajonet bregdetare në ishujt jugor të Japonisë, Kyushu dhe Shikoku, sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshon këshilla për cunami për valët deri në një metër, me një forcë që mund të përmbysë anijet e vogla. Njerëzit këshillohen të largohen nga zonat bregdetare.

Videot në rrjetet sociale tregojnë njerëzit të cilët ulen pasi Toka fillon të dridhet pas dy tërmeteve të njëpasnjëshme.

Ende nuk është raportuar për dëme.

VIDEO:

Të fundit