21/07/2024
27.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Treni godet një person në Gradsko, ndërpritet komunikacioni hekurudhorë në linjën Gjevgjeli – Shkup

Një tren për udhëtarë, që qarkullonte herët në mëngjes në linjën Gjevgjeli – Shkup, në stacionin hekurudhor në Gradsko ka goditur një person, i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Për shkak të aksidentit, është ndërprerë komunikacioni hekurudhor, njofton QMK Veles rajonal pas njoftimit të marrë nga Hekurudha e Maqedonisë.

QMK – Veles njofton se bëhet fjalë për një burrë, i lindur në vitin 1960.

“Pas arritjes së ekipës të ndihmës së shpejtë nga ,Velesi menjëherë u konstatua vdekja, që ndodhi nga përplasja e trenit. Prokuroria publike duhet ta konfirmojë këtë”, thonë nga QMK Veles.

Nga ana e ekipit të SPB Veles dhe Prokurorisë Publike ende po kryhen hetime në vendin e ngjarjes.

Të fundit