24/05/2024
13.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

UNICEF: Për shkak të pandemisë me Kovid-19, fëmijët gjithnjë e më pak vaksinohen

UNICEF ka paralajmëruar se gjatë kohës së pandemisë me koronavirus, kur lëvizja është e kufizuar për miliarda njerëz, pengohet edhe vaksinimi rutinor i shumë fëmijëve dhe pasojat mund të jenë veçanërisht të rënda për më të varfërit, që jetojnë në vendet me konflikte ose të goditura nga fatkeqësitë natyrore.

“Për shkak të kufizimeve në lëvizje, prindërit vendosin të anulojnë vaksinimet rutinore në kohën e mungesës së produkteve mjekësore dhe problemeve të transportit”, theksoi në kumtesë drejtori i UNICEF, Henrieta Fore.

“Më të prekur janë fëmijët nga familjet më të varfëra nga vendet me konflikte ose vendet e goditura nga fatkeqësitë natyrore”, shtoi ajo, duke theksuar se është “veçanërisht e shqetësuar për situatën në Afganistan, Republikën Demokratike të Kongos, Somali, Filipine, Siri dhe Sudanin Jugor”.

“Në situatë të tillë, ato vende nuk mund të përballojnë menaxhimin me epidemi të reja të sëmundjeve, që mund të shmangen nga vaksinimi”, theksoi Fore, duke u bërë thirrje të gjitha qeverive “që menjëherë të fillojnë të planifikojnë intensifikimin e vaksinimeve pasi pandemia me Kovid-19 të vendoset nën kontroll”. bs/

Të fundit