07/10/2024
17.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zaev: Do të mbrojmë të gjitha vendet e punës, është koha për solidaritet evropian

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev zhvilloi sot një takim me kolegët e tij nga PSE (Partia Socialiste Evropiane). Në takim ku për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme me coronavirus u mbajt në formën e një video konferencë, drejtuesit e Social Demokratëve dhe Socialistëve Evropian prezantuan masat që po merreshin në vendet e tyre dhe ndanin praktikat më të mira.

Në takim, Zaev prezantoi masat që qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja ka ndërmarrë deri më tani dhe masat që do të merren në varësi të asaj se si përparon situata me coronavirusin.

Zaev tha se një nga fokuset dhe praktikat kryesore është ruajtja e vendeve të punës në kushte të rënies së pritshme të ekonomisë dhe recesionit, si dhe mbajtjen e sektorit real të përshtatshëm përmes subvencioneve dhe masave që mundësojnë që sektori të shërohet shpejt. Zaev prezantoi masat që do t’u garantojnë të gjithë punonjësve në sektorin privat pagën minimale të subvencionuar nga shteti, si dhe lehtësimin e taksave për të gjitha kompanitë e prekura nga kriza.

Për herë të parë në nivel të BE po vlerësohet formimi i Fondit Evropian të Shëndetit dhe Fondit Evropian për Papunësi si përgjigje ndaj krizës së pritshme dhe mbështetjen e nevojshme për sistemet shëndetësore dhe sociale në të gjithë Bashkimin Evropian. Të gjithë ranë dakord se BE do të duhej të jetë fleksibile, pragmatike, e shpejtë dhe i arritshëm për vendet anëtare, si dhe për vendet kandidate./Telegrafi/

Të fundit