02/03/2024
9.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zajkova: Partitë duhet të jenë të kujdesshme se çfarë imazhi i japin vendit

Kryetarja e Partisë Liberale Demokratike, Monika Zajkova ka komentuar ngjarjet në Aleancën për Shqiptarët dhe funksionimin e qeverisë teknike. Ajo thotë se partitë duhet të jenë të kujdesshme me veprimet e tyre dhe se çfarë imazhi i japin vendit.

“KËTO PROPOZIME BËHEN NGA MANDATARI I QEVERISË. NE KEMI DHËNË DRITË TË GJELBËR PËR FUNKSIONIMIN E QEVERISË TEKNIKE, PËR TË MOS BLLOKUAR SITUATËN NË VEND DHE PËR TË MOS LËNË NJOLLË NË PROCESIN ZGJEDHOR. MË TEJ SE SI DO TË VENDOSET, JANË ÇËSHTJET E BRENDSHME PARTIAKE TË ALEANCËS. TË GJITHA PARTITË DUHET TË JENË SHUMË TË KUJDESSHME NË VEPRIMET E TYRE DHE ÇFARË IMAZHI LËNË PËR VENDIN DHE SA DO TË NDIKOJË NË RRUGËN QË DO TË MARRË VENDI. TË GJITHA KËTO MOSMARRËVESHJE NDIKOJNË NË INTEGRIMIN TONË, THOTË KRYETARJA E PLD-SË, MONIKA ZAJKOVA, PËR AKTUALITETIN E SKENËS POLITIKE NGJARJET NË ASH.

Sipas saj, një turbullirë e tillë nuk prek shumicën në pushtet, por se si do të veprojë PLD nëse ka propozime për ndryshime në qeverinë teknike, partia do të vendosë përmes Bordit Ekzekutiv.

Zajkovës i vjen keq që disa ligje të mira po bllokohen. Ajo është e habitur pse partitë kryesore nuk pajtohen për Ligjin e ASHMAA dhe pse nuk u gjet zgjidhje e përbashkët për pjesët e diskutueshme.koha.mk

Të fundit