22/06/2024
21.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zjarri në pyll në ishullin grek të Rodosit është jashtë kontrollit

Për të pestën ditë radhazi forcat zjarrfikëse në ishullin grek të Rodosit po merren me flakët nga ajri dhe nga toka dhe zjarri në pyll ende nuk është nën kontroll.

Mëngjesin e sotëm përmes numrit të emergjencës 112 u është dërguar mesazh banorëve të dy fshatrave që të evakuohen për masa paraprake, ndërsa një tjetër fshat është evakuuar mbrëmë.

Sipas Sekretariatit për Mbrojtjen Civile të Greqisë, sot ka një rrezik shumë të lartë zjarresh në shtatë rajone të vendit.

Që nga e enjtja Greqia është përfshirë nga një valë e re e të nxehtit, e dyta brenda një periudhe disaditore, e cila pritet të kulmojë nesër me temperatura deri në 45 gradë.

Drejtori i Kërkimeve në Observatorin Kombëtar në Athinë, Kostas Lavouvardos i tha televizionit grek ERT se “të dhënat tregojnë se vala e të nxehtit ka të ngjarë të zgjasë 16-17 ditë, diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë në vend”.

Meteorologët grekë komentojnë se bëhet fjalë për temperatura të larta rekord për muajin korrik në 36 vitet e fundit, pas valës katastrofike të të nxehtit në Greqi në vitin 1987 me rreth 1300 të vdekur.

Të fundit