Një person vdiq dhe dy u plagosën në një goditje me thikë në një qendër psikiatrike në perëndim të Kopenhagës, tha policia daneze mbrëmë.
Bëhet fjalë për tre punonjës të qendrës spitalore, ndërsa një nga të plagosurit është ende në trajtim.
Policia nuk bën të ditur ende se kush janë viktimat, as kush është autori i krimit në periferinë e Kopenhagës, Glostrup.
U bë e ditur vetëm se në lidhje me sulmin u arrestua një 41-vjeçar.
Nuk dihet se çfarë ka sjellë deri te ngjarja.







