27/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Analistët: Prononcimi i Mickoskit për zhbërjen e Marrëveshjes së Prespës, vetëm sa për të “ushqyer” nacionalistët

Marrëveshja e Prespës të cilën vitin e kaluar e arritën qeveritë e Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, me të cilën u zgjidh kontesti shumëdekadash për emrin do të zbatohet, ndërsa mbetet të shihet se si do të jetë interpretimi i saj nga ana e kryeministrit të ri grek Kyriakos Mitsotakis dhe qeveria të cilën ai do ta kryesojë, thonë njohësit e rrethanave vendore duke komentuar edhe deklaratën e fundit të kreut të opozitës maqedonase, Hristijan Micoski se nëse ai siguron 80 deputet në zgjedhjet e ardhëshme, do ta zhbëj Marrëveshjen e Prespës.

Gazetari Naim Sinani për Zhurnal thekson se deklaratat e liderit të VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski se nëse fiton 80 deputet, do të anulojë Marrveshjen e Prespës, paraqesin vetëm prononcime populiste, sa për ta ushqyer elementin nacionalist maqedonas. Këto prononcime sipas tij janë të ngjashme me ato të Micotakis në Greqi, i cili derisa ishte lider i opozitës e kritikonte ashpër këtë marrveshje, por nga pozicioni i kryeministrit duket se ka ulur tonet kritike, pasi Marrveshja e Prespës ka garancë ndërkombëtare.

“Megjithate, Mickoski, i vetëdishëm se qëndrimi kundër Marrveshjes së Prespës i solli të djathtës greke në konto, një përqindje të madhe votash, natyrisht se nuk do të lë pa tentuar ta përdorë edhe ai këtë mundësi. Por jo rastësisht lideri i VMRO-së flet për 80 deputet, sepse edhe ai është i vetëdishëm se VMRO-DPMNE një numër aq të madh deputetësh nuk do të marr as një herë dhe kështu nëse opozita vjen në pushtet, Mickoski do ta kishte leht të tërhiqet nga premtimi për zhbërjen e Marrveshjes së Prespës. Nëse e dëgjoni me vëmendje ai e thekson edhe faktin se për ndryshime kushtetuese nevoitet edhe shumicë e badenterit, prandaj qëndrimi aktual i VMRO-së dhe Mickoskit është thjesht “ushqim” për nacionalistët”, ka deklaruar për Zhurnal, gazetari, Naim Sinani.

Në rast se vjen deri te ndryshimi edhe në strukturat e pushtetit në Maqedoninë e Veriut, analisti politik, Ismet Ramadani thekson se as atëherë nuk do të ekzistonte interesim për të ardhur deri tek shfuqizimi i Marrëveshjes së Prespës.

Ai tha se strukturat e NATO-s, SHBA-të dhe BE-ja nuk do të lejojnë që nga zero sërish të fillojnë negociatat për emrin, që në fakt në praktikë, kjo do të thoshte dalje edhe nga NATO, sepse kushti për anëtarësim në Aleancë ishte ndryshimi i emrit.

I pyetur për atë se sa do të jetë ndikimi i Mitsotakis-it dhe qeverisë së tij mbi proceset euroatlantike të Maqedonisë së Veriut, Ramadani thekson se lidhur me anëtarësimin në NATO është “punë thuajse e kryer”.

“Në një dinamikë të kënaqshme po shkon ratifikimi i protokollit, deri tani nuk ka rezerva”, thekson Ramadani, duke e vlerësuar si “lajm të mirë” ratifikimin e protokollit në Kuvendin e Madh të Turqisë dhe paralajmërimet se SHBA-të më së voni deri në shtator do ta ratifikojnë të njëjtin.

Lideri i VMRO DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski në një intervistë ekskluzive për Alsat këmbëngul në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe qeveri teknike. Mickovski tha se do të shqyrtojë të gjitha format për të ushtruar presion për të çuar vendin në zgjedhje të reja. Mickoski gjithashtu u shpreh se nëse do të ketë 80 deputetë do të shkojë një hap prapa dhe do të kthejë kushtetutën atje ku ishte para Marrëveshjes së Prespës.

Të fundit