27/04/2024
7.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Anulohet seanca gjyqësore për rastin e Muhamed Zeqirit, shkak shëndeti i tij psikik

U shty për tri deri në katër javët e ardhshme gjykimi për lëndën në të cilën akuzohet Muhamed Zekiri. Siç njoftoi Gjykata Penale, shtyrja është bërë përshkak të destabilizimit të gjendjes psikike të të akuzurit Zekiri, njofton Portalb.mk.

“Në gjykatë është dorëzuar ekspertiza e re e ekspertit – psikiatër, sipas të cilit, përshkak të destabilizimit të gjedjes psikike të të akuzuarit M.Z., rekomandohet shtyrja e gjykimeve për tri deri në katër javët e ardhshme”, thonë nga Gjykata.

Seanca e kaluar e 21 marsit, u shty pasi që Zeqiri, sipas mendimit të mjekëve, nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjykimi ka filluar më 15 dhjetor 2022, ndërkaq për shkaqe shëndetësore është shtyrë edhe gjykimi i 16 shkurtit.

Gjykimin po e udhëheq gjyqtarja Fanka Jançuleva – Mihailovska. E njëjta gjykatëse aktualisht po gjykon edhe ish-sekretarin e përgjithshëm të qeverisë, Dragi Rashkovski.

Sipas aktakuzës, Zeqiri si sekretar i përgjithshëm i qeverisë ka lidhur privatisht kontrata për shërbime konsulente për analizimin e situatave në postë dhe hekurudha. Konkretisht ai akuzohet se ka dëmtuar mbi një milion euro buxhetin e shtetit.

Me veprimet e përshkruara, sipas akuzës, Zeqiri ka përfituar në mënyrë të paligjshme mjete në vlerë të përgjithshme prej 89.385.255 denarë (mbi 1.4 milion euro), vlerë për të cilën e ka dëmtuar buxhetin e shtetit.

Duke marrë parasysh rrethanat, ndaj të akuzuarit është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Të fundit