26/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjendja e jashtëzakonshme mund të vazhdojë për shkak të implikimeve ekonomike, që të mundet Qeveria të funksionojë derisa nuk ka Parlament, thotë Zaev

Gjendja e jashtëzakonshme e cila ishte vendosur për shkak të gjendjes shëndetësore dhe epidemisë së Kovid-19, por edhe për shkak të implikimeve ekonomike nga koronakriza, me qëllim që Qeveria të mund të sjellë dekrete me fuqi ligjore dhe t’u ndihmojë qytetarëve dhe ekonomisë, derisa nuk kemi Parlament, theksoi sonte lideri i LSDM-së Zoran Zaev në intervistë për TV Telma, në të cilën mes tjerash ka folur edhe për mundësitë e vazhdimit të gjendjes së jashtëzakonshme.

“Iniciativa të shpallim gjendje të jashtëzakonshme u soll te presidenti i shtetit dhe atëherë arsyet ishin implikime ekonomike, që të mundet Qeveria të sjellë dekrete me fuqi ligjore dhe t’u ndihmojë qytetarëve, ekonomive, ndërsa edhe për shkak të gjendjes shëndetësore. Të gjitha masat të cilat i shikoni se si dimensionohen rreth kufizimeve nuk janë dekrete me fuqi ligjore, por janë vendime të Qeverisë. Dekretet më së shumti kanë të bëjnë me implikimet ekonomike, ashtu që nëse vazhdohet do të jetë për shkak të implikimeve ekonomike, ndërsa nëse nuk vazhdohet kjo do të jetë për shkak të asaj se më nuk ka arsye ekonomikë”, theksoi kryetari i partisë qeveritare.

Përmendi se mekanizmi i vetëm për momentin në lidhje me zgjedhjet është dekreti me fuqi ligjore për zgjedhjet, të cilat siç tha janë definuar nga përfundimi i gjendjes së jashtëzakonshme.

“Sepse ky është vendim i kryetarit të Parlamentit. Vetëm ai i shpall zgjedhjet. Ai vendim tani është ngrirë, derisa zgjat gjendja e jashtëzakonshme. Sapo të përfundojë ngrirja dhe mbesin 22 ditë deri në zgjedhje. Logjika më tregon se do të ketë vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të arsyeve me siguri ekonomike dhe shëndetësore, dhe në fund për shkak të formaliteteve juridike”; theksoi Zaev duke shtuar se ajo do t’i mundësojë Qeverisë t’i realizojë të gjitha masat për ndihmë të ekonomisë në kushte kur nuk ka Parlament.

Në lidhje me zgjedhjet dhe gjendjen e jashtëzakonshme përmendi se ka afate ligjore dhe se të gjitha veprimet ligjore janë ngrirë me shpalljen e gjendjes së parë të jashtëzakonshme 30 ditëshe më 16 mars.

Duke e komentuar deklaratën e Mickoskit se rekomandimi i Komisionit Venecias është pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme të kalojnë së paku 60 ditë para se të organizohen zgjedhjet, Zaev tha se ajo është sipas Kushtetutës së Gjeorgjisë, ndërsa në Kushtetutën tonë ajo nuk është parashikuar.

Në intervistë ai ka foluar edhe për ngjarjet e fundit rreth liturgjisë në Strugë, me ç’rast përsëriti se LSDM e dënon tubimin e qytetarëve, por edhe kërkon dorëheqje të ministrit të Punëve të Brendshme Naqe Çulev.

“LSDM do të ngritë padi penale për këtë punë, që të mbetet gjurmë, që dikush tjetër të mos e bëjë të njëjtën. Oliver Spasovski publikisht kërkoi Çulev të japë dorëheqje. Bëhet fjalë për parim, bëhet fjalë për diçka që është themel i Kushtetutës sonë, potencoi Zaev. sa/

Të fundit