27/04/2024
7.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Janë arrestuar 15 persona pas incidentit para Kuvendit serb, Vuçiqi dënon “tërbimin fashist”

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, deklaroi se policia, me urdhër të autoriteteve kompetente shtetërore, ka arrestuar 15 persona që morën pjesë në dhunën para Kuvendit serb dhe e sulmuan Marijan Ristiçeviqin dhe deputetë e persona të tjerë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Incidentin para Kuvendit e komenti edhe presidenti, Aleksandar Vuçiq.

“Sot, falangat fashiste të Boshko Obradoviqit nga Lidhja për Serbinë, fizikisht sulmuan deputetë, i rrëzuan përtokë, ua grisnin xhaketat dhe bënë këtë për të treguar se dhuna është ajo që duhet të sundojë në Serbi dhe të fitojë mbështetje të shumicës nga njerëzit”, deklaroi Vuçiq.

Nga ana tjetër, gjithashtu komentoi edhe kryesuesi i Aleancës për Serbinë (SzS) Janko Veselinoviqi, koalicion brenda të cilës është edhe Dveri dhe Obradoviqi.

“Incidente si e sotmja po ndodhin në të gjitha parlamentet në gjithë botën, ato nuk janë të rralla, veçanërisht duke marrë parasysh që ne jetojmë në një autokraci dhe se parlamentin e ka marrë një parti dhe opozita nuk ka asnjë mundësi t’i shprehë pikëpamjet e saja,” tha Veselinoviq. i cili shtoi se “nëse ka pasur një incident në të cilin ka pasur dhunë fizike, ato nuk mbështesin asnjë dhunë.”

Vlerësim për incidentin dha edhe sociologia Vesna Peshiq, e cila mendon se Dveri dhe Obradoviqi të gjithë këtë e bëjnë që të mund të dalin në zgjedhje.

“Nuk e di pse i mbajnë në atë aleancë (SzS), sepse ajo lidhje është krejtësisht e ndryshme si në metodat ashtu edhe në qëndrimet, dhe ata janë ndarë disa herë, nuk ka vend për ta në opozitën e qytetëruar, por ato i përmbahen këtij uniteti të tyre”, deklaroi Peshiq. ob/ls/fab

Të fundit