26/04/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kallëzime penale kundër dhjetë të punësuarve në SH.A. “Posta e Maqedonisë së Veriut”, filiali Çair

Njësiti për krim ekonomik dhe kompjuterik pranë Sektorit për punë të brendshme në Shkup do të ngritë kallëzime penale kundër dhjetë personave, Z.H. (29), R.I. (34), I.E.M. (32), S.P. (53), A.Q. (45), F.L. (35), L.I. (26), M.T. (62), N.K. (55) dhe H.H. (42), të gjithë nga Shkupi, të punësuar në SH.A. “Posta e Maqedonisë së Veriut”, filiali Çair, për shkak të dyshimit se ata i kanë kryer krimet “përvetësim në shërbim”, dhe “falsifikim të një dokumenti zyrtar”.

Ministria e Brendshme njoftoi sot se të denoncuarit , nëntë punëtorë në sportel në këtë filial, së bashku me shefin e tyre, H.H. në gjithsej 26 raste në harkun kohor nga shkurti deri në nëntor të vitit 2019, me falsifikim të 26 urdhëresave për pagesë-Formular PP40, nga llogari të transaksioneve personale në pronësi të 26 personave fizik, kanë përvetësuar në mënyrë të paautorizuar mjete të huaja financiare të cilat u janë besuar në kryerjen e shërbimit dhe kanë përvetësuar pasuri të paligjshme në kurriz të të pandehurit të dhjetë H.H. në vlerë totale prej 1.570.822 denarëve. mb/

Të fundit