27/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Risto Penov, ministër i ri i Vetëqeverisjes Lokale

Me 63 vota për dhe 30 kundër, deputetët në ditën e tretë të debatit në seancë
plenare, votuan Risto Penovin për ministër të ri të Vetëqeverisjes Lokale. Pas
votimit, Penov dha deklaratë solemne para deputetëve, me çka edhe zyrtarisht mori
funksionin e ri.% Ndërkohë, gjatë debatit të zhvilluar para votimit, deputeti i
Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe tha se, pret nga Penovi, që të zbus
diskriminimet ndaj rajoneve dhe komunave shqiptare. Ai kërkoi nga ministri i ri që
të komunat dhe rajonet e pazhvilluara, pasi sipas tij, disbalancet janë shumë të
mëdha.
Opozita ishte kundër zgjedhjes së tij duke kundërshtuar në tërësi politikat e
pushtetit aktual.
“Dolën me atë se ja tani do të kemi propozim për ministër dhe të gjitha
problemet do të zgjidhen, gjithçka do të jetë më mirë dhe siç thotë
kryeministri tani do të fillojmë të punojmë siç duhet. Ai do t’i japë energji të
re dhe frymë të re qeverisë dhe gjithçka do të ndryshojë. Por, nuk do të jetë
ashtu, nuk ishte deri tani, nuk ka qenë as më herët dhe nuk shohim arsye pse
do të ishte ndryshe më tej”, deklaroi Toni Jarevski, nga VMRO-DPMNE.
Nga Partia Liberal Demokrate kishin fjalw tw mira pwr ministrin e ri tw pushtetit
lokal.
“T’ua kujtoj se nuk është njeri i cili vetëm ka privatizuar por i ka zgjidhur
problemet në Qytetin e Shkupit. Qyteti, që nga koha e tij e deri tani ka më
shumë kompetenca dhe ka buxhet 10 herë më të madh nga ajo kohë. Pikërisht
ai Qytetit i Shkupit të cilin sot e keni bërë kaos dhe i cili është I bllokuar
tërësisht. Penov është babai i funksionimit të Shkupit”, tha Monika Zajkova,
Partia Liberal Demokrate.
Penovi vjen si propozim nga radhët e Partisë Liberal Demokrate, që është pjesë e
koalicionit qeveritar e që edhe deri më tani ka udhëhequr me këtë resor. Ndërrimi i
ministrit në këtë dikaster, vjen pasi bashkëpartiaku i Penovit, Goran Milevski dha
dorëheqje nga pozita e ministrit të Vetëqeverisjes Lokale, për arsye personale./Tv Koha/

Të fundit