27/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shkupi do të përballet me Shkëndijën në çerekfinale të Kupës

Në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut këtë
mesditë është hedhur shorti për fazën çerekfinale të Kupës. Kjo fazë do
të sjellë një superderbi, aty ku Shkupi dhe Shkëndija do të përballen
ndërmjet veti për një vend në gjysmëfinale. Ekipi tjetër shqiptar, Struga
Trim Lum do te pwrballet me Bregallnicën, përderisa Makedonija
Gjorçe Petrovi e udhëhequr nga Muharem Bajrami do të sfidojë
Akademia Pandevin. Sileksi ka përfituar kundërshtarin më të lehtë, pasi
në terren vendas do të luajë me skuadrën e Ligës së Dytë Vardarin.
Ndeshjet e fazës çerekfinale do të zhvillohen me nëntë nëntor, duke
nisur nga ora 13:00. Gjysmëfinalet janë përcaktuar për më 5 prill të vitit
2023, ndërsa finalja luhet në muajin maj./Tv Koha/

Të fundit