01/05/2024
13.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Situata me Covid-19 po qetësohet, vazhdon vaksinimi masiv

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se deri në fund të verës po pret imuniteti kolektiv. Ai në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, u shpreh se me të gjitha vaksinat që do të arrijnë në vend, deri në fund të verës pritet të arrihet imunitet kolektiv. Mes tjerash theksoi se të gjitha vaksinat janë të sigurta.

“Tani, me ardhjen e kësaj sasie të konsiderueshme të vaksinave, dhe ne presim njëqind mijë të tjera më 15 maj, përsëri nga prodhuesi “Sinofarm” dhe shuma e 500 mijë vaksinave nga prodhuesi “Sinovak” deri në fund të majit, do të thotë një shumë e konsiderueshme e madhe, e cila do të shpërndahet në këto dy kanale që përmenda, ne vendosëm t’u jepnim përparësi atyre që aplikuan dhe prandaj u bë një prerje më 30 prill – të gjithë qytetarët të cilët janë të regjistruar në faqen vakcinacija.mk, dhe ata janë të pavaksinuar afër 160 mijë, në një periudhë prej dy javësh, që do të thotë rreth 15 maj, ata do të marrin një takim për vaksinim përmes SMS ose email, me kohën dhe pikën e saktë ku duhet të telefonojnë”, tha Filipçe.

Ai shtoi se përparësi u jepet atyre që kanë treguar interes për vaksinim dhe prandaj u bën apel qytetarëve që të regjistrohen në sit dhe t’i kenë ato në sistemin “Termini im” në mënyrë që ato përparësi të krijohen më tej.

Ministria e Shëndetësisë informoi se gjithsej 107.978 qytetarë janë vaksinuar, ndërsa 279.909 persona janë regjistruar në ueb platformën “vakcinacija.mk”.

“Në të gjithë vendin gjithsej 130,878 doza vaksinash janë aplikuar, ndërsa 22,900 persona janë rivaksinuar. Sipas shifrave të fundit, rreth 30 përqind e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë apelon tek qytetarët masovikisht të paraqiten në vakcinacija.mk pasi kjo është e rruga më e lehtë dhe më e shpejtë që të vaksinohen.

Të fundit