26/04/2024
7.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Studentët e UT-së nga Kumanova e vizituan Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

 Në organizim të Institutit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, absolventët e programit studimor Administratë publike të Fakultetit të Administrimit të Biznesit në Kumanovë, të Universitetit të Tetovës, e vizituan Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Gjatë kësaj vizite, ata nga përfaqësues të këtij institucioni u njohën me historikun, veprimtarinë e tij, organizimin strukturor, si dhe kompetencat ligjore. Në ambientet e Kuvendit u takuan edhe me disa deputetë, të cilët i informuan absolventët rreth aktiviteteve të përditshme, si dhe me sfidat me të cilat ballafaqohen.
Nën shoqërimin e përfaqësuesve së Institutit Parlamentar, studentët patën mundësi t’i vizitojnë ambientet e punës dhe hapësirat solemne të këtij institucioni legjislativ.

Në fund, studentët u shprehën se realizimi i kësaj vizite është një arsye më shumë për të studiuar lëmenj që kanë në fokus çështjet ligjore dhe administratën publike.

Të fundit