22/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kujt i takojnë meritat për rrugën me gjatësi prej 1 kilometër

Fillimi i asfaltimit të rrugës Vëllezërit Milladinovi në Tetovë shkaktoi përplasje të mëdha ndërmjet Bashkimit Demokratik për Integrim dhe komunës së Tetovës.Derisa komuna pretendon se projekti është fituar në Bankën Botërore përmes Ministrisë së Transportit, këshilltarët e BDI-së akuzojnë se komuna e Tetovës mburret me projektet e pushtetit qendror. Këshilltarët e BDi-së në komunën e Tetovës thonë se në mungesë të projekteve dhe punëve, kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami tenton të përvetësojë ndërtimin e rrugës që shtë projekt i qeverisë. Nga BDI, thanë sot se rruga ka një gjatësi prej 1
kilometarë dhe ka kushtuar 266 mijë euro.
“Kjo nuk është herë e parë që kryetari i komunës vrapon për të bërë bajaktarizëm.Ai ka tentuar shumë gjëra të tjera t`i përvetësojë, siç tentoi të përvetësojë edhe rrugën Tetovë-Prizren, duke e gabuar tërësisht edhe trasenë dhe duke dalë tepër qesharak, për tu demantuar një ditë më pas edhe nga qeveria e Kosovës.Qytetarët janë të vetëdijshëm se kush realizon projekte të mëdha dhe kush tenton t`I përvetësojë ata. Mundet vetëm t’i ëndërroni projektet që i realizojmë ne, por ju edhe kur ëndërroni, qëllimin e keni tek tenderat dhe për fitimi i klanit tuaj mafioz, e jo tek qytetarët” tha Fitim Mustafi, këshilltar I BDI-së në komunën e Tetovës.
Në ndërkohë, nga komuna e Tetovës insistojnë se projekti është është fituar pasi që
është bërë aplikimi në Bankën Botërore përmes Ministrisë së Transportit.Prej komunës së Tetovës thonë se në mënyrë shtesë është aplikuar edhe për infrastrukturën nëntokësore të kësaj rruge.
“Komuna e Tetovës ka aplikuar për projekt që është miratuar nga ana e Bankës Botërore dhe është një projekt që ka të bëjë me përmirësimin e infrastrukturës rrugore, sidomos të rrugëve lokale. Ndërkohë, komuna aplikoi dhe fitoi projekt nga UNDP-ja, për të përmirësuar infrastrukturën nëntokësore, atë të kanalizimit atmosferik dhe rrjetit tjetër përcjellës. Sqarojmë opinionin se mjetet nuk janë të Ministrisë edhe pse ata pretendojnë se projekti është I tyre, megjithatë komuna e Tetovës do të vazhdojë të punojë për përmirësimin e infrastrukturës në Tetovë”,
Besarta Ramadani, zëdhënëse e komunës së Tetovës.Rikujtojmë se kjo rrugë filloi të ndërtohet në pjesën e dytë të vitit të kaluar dhe tashmë ka filluar asfaltimi i së njejtës. Banorët e kësaj lagje, një kohë të gjatë kanë kërkuar që kjo rrugë të përfundohet për shkak të pengesave të shumta që janë shkaktuar në qarkullimin e tyre sidomos me automjete.TV KOHA

Të fundit