Të tjera lajme

Trejneri i Spanjës De la Fuente: Përballja me Francën është “finalja para finales”

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, e ka cilësuar gjysmëfinalen e Kupës së Botës ndaj Francës si një “finale para finales”, duke theksuar se dy nga skuadrat më të forta të turneut do të përballen shumë përpara ndeshjes për trofeun.

Pas fitores dramatike 2-1 ndaj Belgjikës në çerekfinale, Spanja siguroi një duel spektakolar me Francën, të drejtuar nga Didier Deschamps. De la Fuente u shpreh se skuadra e tij ka respekt maksimal për kundërshtarin, por beson plotësisht se mund ta eliminojë.

Nuk është aspak ekzagjerim ta quajmë këtë ndeshje finale para finales. Franca ka potencial të jashtëzakonshëm, por edhe ne kemi cilësi të mëdha. Jemi të bindur se mund të mposhtim çdo ekip“, deklaroi tekniku spanjoll.

Ai pranoi se përballja do të jetë jashtëzakonisht e vështirë dhe se Spanja duhet të ngrejë nivelin e lojës për të përballuar një skuadër si Franca, e cila konsiderohet ndër favoritët kryesorë për ta fituar Kupën e Botës.

Spanja vjen në këtë sfidë me moral të lartë, pasi eliminoi Belgjikën falë golit vendimtar të Mikel Merinos në minutat e fundit, ndërsa Franca siguroi biletën për në gjysmëfinale pas fitores ndaj Marokut. Përballja mes dy gjigantëve evropianë pritet të jetë një nga ndeshjet më të forta të këtij Botërori.

Të fundit