20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Humb jetën 31 vjeçari nga Dibra në një aksident në Gjermani

Omer Islami nga Dibra e Maqedonisë së Veriut ka humbur jetën në një aksident të rëndë që ndodhi të mërkurën pasdite në afërsi të qytetit Kulmbach të landit Bayern.

31 vjeçari ishte mjeshtër dritaresh dhe kulmesh në një firmë të njohur gjermane.

Aksidenti ka ndodhur në orët e mbrëmjes, kur makina e tipit “Mercedes” që po e drejtonte është përplasur me një kamion dhe se siç raportohet nga mediat gjermane, ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Të fundit