Të tjera lajme

LIGA E DYTË: KF ARSIMI NJË HAPË DREJTË SUKSESIT HISTORIK

Pesë fitore  të skuadrave vendase, dy barazime dhe një fitore e  mysafirëve me  21 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve  të javës së  27 në ligën e dytë të futbollit vendor. Arsimi  i Çegranit me tre  pikët kundër Bregallnicës është një hapë pranë suksesit historik kualifikim në elitë, ndërsa Bashkimi  me  barazimin  kundër KF Skopjes në Kumanovë zhgënjeu tifozët  e vet.

Në një atmosferë impozante që para  fillimit të ndeshjes që kishin  përgatitur  banorët e Çegranit, të shtunën u zhvillua ndeshja derbi me Bregallnicën e  Shtipit, ndeshja e cila doli të  pas fitores 2-1 doli të shpallet si ndeshje e historike, pasi ekipin e Arsimit e  ndajnë  vet⌂m edhe nj⌂ hapë drejtë realizimit të ëndrrës 50 vjeçare  për kualifikim në elitën e futbollit vendor aty ku janë Shkëndija, Struga, Trim Lum, Shkupi, Besa .Deri në fund të kampionatit  për çegranasit kanë mbetur edhe tre ndeshje finale për tu ngjitur në maje. Pas fitores me Bregallnicën  ekipi festoi  bashkë me tifozët, ndërsa njeriu më meritor për këto suksese trajneri Vildan Saliju i emocionuar  deklaroi

Është një fitore  shumë e madhe , një fitore me  shumë vlera, një fitore që na  bënë një hapë afër asaj ëndrrës të  cilën e potencova  ditë më parë.  Unë dua të përgëzoj vetëm lojtarët e mi për angazhimin , seriozitetin  dhe disiplinës. Ne  ishim të vetëdijshëm se na  pret  një përballje shumë e rëndësishme ose derbi me faktin se Bregallnica është një ekip e cila ka  një traditë  shumë të madhe në  futbollin vendor, por ne ishim me një vetëbesim shumë të lartë, motivim shumë të lartë  dhe të gjithë lojtarët  ishin në maksimum për ti zbatuar detyrat edhe pse  rezultati është i ngushtë 2-1, por me  lojën që treguam besoj se duheshe  të ishte më thellë. Sigurisht të  gjitha  rastet  mund me u konkretizua por me rëndësi janë  tre pikët, angazhimi i gjithë lojtarëve dhe na jemi shumë të kënaqur , shumë të lumtur që një ëndërr jemi gati  me  e bë realitet” deklaroi trajneri Vildan Saliju

 Sa  i përket ndeshjes  së ardhshme kundër Borecit në Veles që luhet  të martën, trajneri Vildan Saliju tha se kundërshtarin e vlerësojmë lartë por shpreson se nga Velesi  të kthehen me tre  pikë

 Ndeshja e radhës me Borecin në Veles ku ajo ekip e cila matematikisht e ka konfirmuar rënien nga kategoria. Po ne nuk  do na  bënë pengesë kjo do motivohemi në maksimum do ta vlerësojmë lojën lartë si çdo ndeshje  të cilën e kemi vlerësua do ta japim maksimumin dhe ishalla  do të kthehemi me tre  pike edhe nga atje” tha trajneri Saliju

Por  skuadra  e Bashkimit  që konsiderohej  njëra  nga  tre  ekipet  favorite  për kualifikim në elitë të shtunën para tifozëve vendas zhgënjeu me  barazimin  1-1 me Skopjen dhe  tani  duke  u bazuar në orarin e ngjeshur   do ta ketë rëndë për të mbetur në dy vendet e para 

Rezultatet e javës së 27:  Arsimi – Bregallnica 2-1, Bashkimi – Skopje 1-1, Bellasica – Detonit Plaçkovica 1-2, Kamenica Sasa – Vardari 4-2 , Makedonija Gj.P – Boreci 3-0, Novaci – Vardarski  3-0,  Ohri – Kozhufi 1-0,  Pobeda – Osogova 0-0.

 Pas  javës së 27  tabelën e  kryesojnë Makedonija Gj.P me 60 pikë, Arsimi me 58 dhe Bashkimi  57 pikë

Në xhiron e 28-të, që luhet të martën me  fillim në ora 17:00 takohen: Boreci – Arsimi, Bregallnica – Bellasica, Detonit Plaçkovica – Ohri, Skopje – Pobeda, Kozhufi – Bashkimi, Osogova – Novaci , Vardari (Neg) – Makedonija Gj.P dhe Vardarski – Kamenica Sasa

Shaban Sinani – TV KOha

Të fundit