24/05/2024
19.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lloga: Musadik Pajazitit do ti jepet trajtimi nevojshëm mjekësor

Ministrisë i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi në profilin e tij në FB ka reaguar rreth gjendjes shëndetsore të të burgosurit Musadik Pajaziti, për të cilën Lloga ka kontaktuar drejtorinë e burgut dhe në Shutkë dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetsisë do të bëhet ekzaminim në Qendrën Klinike “Nëna Terezë” në Shkup. Gjithashtu jemi në kontakt edhe me Ministrinë e Shëndetësisë prej nga na njoftuan se janë organizuar që Pajazitit t’i jepet trajtimi i nevojshëm mjekësor.

“Duam të njoftojmë familjarët dhe mbarë opinionin se rastin do ta mbikëqyrim në vazhdimësi dhe urojmë që z. Pajaziti të shërohet sa më shpejtë. Trajtimi adekuat shëndetësor është e drejtë e garantuar e çdo qytetari pa dallim dhe për këtë do të angazhohemi dhe punojmë që ta sigurojmë për çdo të burgosur dhe çdo qytetar.” shkruan ministri Lloga përcjellë Top24.

Të fundit