21/05/2024
15.5 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 1777

Skandal, kepërdoren fondet e BE-së nga një shtipjan, Prokuroria ngritë padi

Një qytetarë i Shtipit (32) është akuzuar për mashtrim dhe keqpërdorim me mjetet nga fondet e Bashkimit Europian, transmeton Zhurnal.

Siç kumtoi Prokuroria Publike, akuza pasoi pas një hetimi më të gjërë nga prokurori i Prokurorisë Publike, në të cilën janë mbledhur materiale dhe dëshmi verbale, që pas shqyrtimit dhe analizës është vërtetuar se i akuzuari gjatë periudhës nga viti 2015 deri në vitin 2017 i ka kryer veprat penale – kepërdorim të detyrës zyrtare dhe autorzim, dhe mashtrim në dëm të mjeteve të BE-së.

I akuzuari siç potencohet në kumtesë, veprën penale e ka kryer si person përgjegjës, udhëheqës i personit fizik “Balkan Eko Fruit”, Sveti Nikole, ku si bashkëpjesmarrës është edhe personi fizik “Agropioner” DOO Skopje, e udhëhequr nga shtetas i Arabisë Saudite.

“Duke keqpërdorur mjetet me të cilat janë fituar nga Agjencia për mbështetje finansiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, si dhe me shfrytëzimin, tejkalimin dhe moszbatimin e kompetencave dhe obligimeve, i akuzuari ka bërë dëm personi të dëmtuar juridik në të cilën ka qenë udhëheqës edhe të në shumë prej 69.825.499.00 denarë”, thonë nga Prokuroria.

Përndryshe, i akuzuari me arsyetimin për nevojën dhe shfrytëzimin e mjeteve nga IPARD programi, ka lidhur marrëveshje me Agjencinë për mbështetje finansiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural për shfrytëzimin e mjeteve për pagesë të 50% nga vlera e pajisjeve, me çka ka fituar para në vlerë prej 14.989.596.00 denarë. Ndërkohë nga “Stopanska Banka” AD Skopje për finansim afatgjatë të një kornize kreditore multivalutore ka marrë para në vlerë prej 1.6 milion euro. Por, në vend që sipas marrëveshjes mjetet nga IPARD programi ti transferon në llogarinë e personit fizik “Balkan Eko Fruit” DOO Sveti Nikole në Stopanska Banka AD Skopje në përputhje me marrëveshjen për finansim afatgjatë për shkak të pagesës të një pjese të kreditit, i akuzuari pa pëlqimin e personit fizik – bashkëveprues, i ka transferuar mjetet në llogarinë e personit juridik “Ballkan Ekop Fruit” DOO Sveti Nikole në Bankën komerciale AD Skopje nga e cila mjetet janl paguar personave juridik të afërt me të për arsye të ndryshme, në vlerë prej 6.406.206.00 denarë. Mbetjet tjera të mjeteve (paratë) në vlerë prej 8.583.390.00 denarë ai i ka paguar personave tjerë juridik për fatura rrjedhëse për arsye të ndryshme.

Në periudhën e cila ka qenë lëndë hetuese e Prokurorisë Publike, i akuzuari si udhëheqës, pa pëlqimin e bashkëpjesmarrësit personit juridik, në mënyrë elektronike ka aprovuar dhe paguar gjashtë transakcione në vlerë prej 13.720.147 denarë, në të cilën ka porositur të mira materiale personit juridik ndaj personave tjerë fizik dhe juridik me vlerë prej 15.690.491.00 denarë .

Katica Janeva nga 16 korriku ka marë pushim mjekësor

Prokurorja Speciale Publike Katica Janeva nga 16 korriku ka hapur pushim mjekësor, informojnë nga PSP për “Fokus”, transmeton Zhurnal.

Prokurorja Janeva më 15 korrik përmes një komunikate informoi opinionin se po jep dorëheqje, por do të hyjë në fuqi kur të zgjedhet pasuesi i saj. Të njejtën ditë, Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupcion hapi procedurë për rastin “Reket”, e ku Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski ishin të dyshuar dhe të njejtit përfunduan në burg.

Të njejtën ditë me urdhër të Prokurorisë i’u konfiskua telefoni Katica Janevës, por deri tani ajo nuk është e dyshuar në këtë hetim./Zhurnal.mk

“Ballkanlar plastik” nga Turqia, filloi me ndërtimin e fabrikës në Bunarxhik

Kompania turke “Balkanlar plastik” sot filloi me ndërtimin e fabrikës në ZZHTI Shkup 1, ku planifikon të investojë 7,5 milionë euro dhe të hapë në fillim 80, ndërsa më vonë 306 vende të punës.

Eren Çalishir nga “Ballkanlar” theksoi se kanë vendosur të investojnë në vend, ndërsa me mbështetje të Qeverisë u është mundësuar në afat shumë të shkurtër t’i bëjnë përgatitjet për fillimin e investimit.

“Me investimin në vend, planifikojmë të kontribuojmë për punësime të reja. Presim që investimi të jetë i suksesshëm dhe të japim gjithçka nga ana jonë që të realizohet ky pojekt”, ka thënë Çalishir.

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev theksoi se kjo është një prej 30 fabrikave që ndërtohen në shtet. Turqia është një prej partnerëve më të mëdhenj të shtetit tonë, vjet ka pasur investime direkte prej 36,2 milionë euro, ndërsa në tremujorin e parë 16,3 milionë euro që tregon tendencë të rritjes dhe presim deri në fund të vitit numri i vjetshëm të tejkalohet.

Investimi fillestar është 7,5 milionë euro me 306 punësime të planifikuara në shumë faza.

Angjushev theksoi se si Qeveri do të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për t’i mbështetur të gjithë investitorët vendorë dhe të huaj.

Sipas kryeministrit Zaev, çdo hapje e fabrikës së re është gëzim për të gjithë sepse kjo krijon vende të punës, e rrit BPV-në e shtetit, ndërsa merr pjesë edhe në komponentët eksportues, që do të thotë përforcim i standardit ekonomik të qytetarëve.

“Fabrikat e reja janë gëzim për të gjithë për shkak të asaj që ata konfirmojnë disa vlera dhe kjo është se është e sigurt dhe stabile, se është progresive dhe me perspektivë dhe se në mënyrë praktike është e mundur të zgjidhen të gjitha çështjet dhe parakushtet për hapjen e fabrikës”, theksoi Zaev.

Ai potencoi se investimi vjen nga një ndër miqtë tanë më të mëdhenj.

“Investitorët turq janë një ndër më të pranishëm në vendin tonë”, tha kryeministri duke u thënë që të ndjehen si në shtëpi, ndërsa u falënderua edhe për ratifikimin e fundit të Protokollit për NATO në Kuvendin e Turqisë.

Kumtoi se investimet e huaja sivjet rriten me rritëm të shkëlqyer, ndërsa standardi ekonomik po rritet.

“Definitivisht jemi vend i cili ka ndryshuar, i cili ofron prosperitet dhe siguron përfitim të shkëlqyer për investitorët, ndërsa për ne vende të reja të punës”, tha Zaev. fb/

https://www.facebook.com/MediumskaInformativnaAgencija/videos/480426432532632/

SHGM: Rasti i 1TV është alarmi i fundit për reformat urgjente në media

Zhvillimet e fundit me paraburgimin e Bojan Jovanovskit, menaxher në TV kabllor 1TV, ngrenë dyshime rreth abuzimit serioz të medias në llogari të pasurisë personale të disa individëve. Ky zhvillim i ngjarjeve lidhur me 1TV gjithashtu paraqet një goditje serioze ndaj reputacionit të gazetarisë profesionale, dhe nëse nuk ka zgjidhje ligjore, kjo mund të shkaktojë rënie në besimin e publikut ndaj gazetarëve dhe mediave.

“SHGM shpreh shqetësimin edhe për gjendjen e gazetarëve dhe punonjësve mediatik të punësuar në këtë televizion, të cilët shkaku i këtij skandali mund të mbesin pa punë. Kjo gjithashtu mund të ketë një ndikim negativ në tregun e përgjithshëm të punës në sektorin e medias. Kjo gjendje le të jetë alarmi i fundit për zbatim urgjent të reformave të paralajmëruara dhe të premtuara në fushën e medias, por edhe në biznesin e përgjithshëm të medias, përmes monitorimit të nevojshëm në lidhje me mënyrën e financimit të medias dhe në lidhje me pronësinë”, thuhet në kumtesën e sotme të SHGM-së.

SHGM i bën thirrje Qeverisë dhe opozitës, përmes Parlamentit, që të gjejnë një mekanizëm për zhbllokimin urgjent të procedurave parlamentare përmes të cilave reformat që janë të rëndësishme për sferën tonë të medias duhet të vazhdojnë. Theksojmë dhe rikujtojmë se janë shkelur të gjitha afatet për zgjedhjen e anëtarëve të ti të Këshillit Programor të RTVM-së dhe Këshillit të AShMAA.

“Këto ishin parakushte përmbushja e të cilëve do të çonte deri në krijimin e ambientit në të cilin mediat private, si dhe servili publik do të mund të funksionojnë në mënyrë të pavarur, në interes të publikut. Kërkojmë që AShMAA të bëjë mbikëqyrje të jashtëzakonshme në mënyrë që të përcaktohet nëse televizioni 1TV ka shkelur dispozitat e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele”.

Kërkojmë nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup si dhe nga të gjitha institucionet përkatëse të bëjnë një hetim të shpejt dhe efikas dhe të kontribuojnë që të hiqet dyshimi tek publiku se institucionet veprojnë në mënyrë selektive dhe nuk punojnë në interes të qytetarëve. Zgjidhja e shpejt e këtij rasti do të jetë shumë e rëndësishme edhe për të ardhmen e gazetarëve dhe punonjësve mediatik në 1TV.

Takimi i liderëve do të mbahet, Mickoski sërish ftohet të merr pjesë

Takimi i liderëve i caktuar për nesër sipas gjitha gjasave do të mbahet në mungesë të liderit të partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

Kryeministri Zoran Zaev dje në konferencën për shtyp në Qeveri përsëri i bëri thirrje Mickoskit që të vijë në takim, duke theksuar se ai do të mbahet pa dallim të pjesëmarrjes së tij dhe se është përgjegjësi e tij se a do të paraqitet në takim.

Mickoski tha se nuk sheh nevojë që të marrë pjesë në takim në të cilin do të bisedohet për gjithçka, e jo për atë që i nevojitet shtetit – zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Kurse Zaev tha se nuk mund të jemi vend normal nëse liderët nuk ulen për të biseduar për regjistrimin, sepse ai nuk mund të anulohet edhe për dhjetë vjet.

Mickoski dëshiron të bisedohet për zgjedhjet e parakohshme, por, siç tha, së pari duhet të dakordohen për Kodin Zgjedhor, për sjelljen e të cilit rekomandime dha edhe ODIHR. Sipas tij, është urgjente edhe sjellja e ligjit për Prokurorinë Publike.

Megjithatë, Zaevi tha se pret që Mickoski të paraqitet në takimin e liderëve, duke theksuar se ai, si një nga pjesëmarrësit politik, do të vazhdojë t’i shtyjë proceset që e fusin shtetin në NATO dhe BE, si dhe rritja e parametrave ekonomikë, sepse, siç tha, ajo është pritja e qytetarëve.

Nga OBRM-PDUKM-ja dje nuk kishte kurrfarë komenti, e as reagimi për thirrjen e sërishme të kryeministrit Mickoski që të marrë pjesë në takim.

Në konferencën e fundit për shtyp të cilën e mbajti Mickoski të martën kërkoi dorëheqje nga Qeveria dhe zgjedhje të parakohshme, por i parashtroi një varg pyetjesh në lidhje me PSP-në dhe të involvuarve në rastin “Reket”.

Pjesa më e madhe e zënkave partiake dhe konferencave për shtyp, ishin në lidhje me rastin “Reket” dhe dyshimet në lidhje me prokuroren speciale publike Katica Janeva.

Ndryshe, pjesëmarrjen në takim e konfirmuan Ali Ahmeti i BDI-së dhe Ziadin Sela i Aleancës për Shqiptarët.

Ruskovska: Zaev i pari na ka njoftuar për rasin “Reket”, na pyeti nëse mundet të ngritë padi

Një pjesë e biznesmenëve të cilët i ka shantazhuar Boki 13 me qëllim që t’u zhvatë para i janë ankuar edhe kryeministrit Zoran Zaev. Është njoftuar se janë në shënjestër të shantazhimit, ndërsa rastin e kanë lajmëruar në Prokurori, transmeton Zhurnal.

“Po, për këtë punë më janë drejtuar biznesmenë të cilët nuk janë nga Shkupi, se kanë qenë të shantazhuar dhe gjithsesi dihet se siç vepron secili qytetar, ashtu vepron edhe kryeministri, e ka lajmëruar këtë”,tha Zoran Zaev, kryeministër

Pas klsaj, u prononcua edhe shefja e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korupsion, Vilma Ruskovska e cila për “Nezavisen vesnik” thotë se Zaev ka qenë i pari që e ka lajmëruar dhe më pas edhe prokurorin republikan Lubomir Joveski.

“Kryeministri gojarisht na ka njoftuar mua dhe prokurorin publik të RMV, pastaj duke shprehur gatishmëri të vjen dhe të paraqet padi penale. Por ne e këshilluam që dëshmitari të vjen në Prokurori dhe të denoncon”, tha Ruskovska.

Katica Janeva tani më 3 ditë nuk po paraqitet në punë

Prokurorja Speciale Publike, Katica Janeva tanimë 3 ditë nuk po paraqitet në vendin e saj të punës.

Nga PSP kanë informuar se Janeva deri sot nuk ka dorëzuar arsyetim për mungesën e saj, e as ndonjë kërkesë për pushim mjekësor.

Siç e dimë, Janeva të hënën dha dorëheqje e cila do të hyjë në fuqi sapo të sillet ligji i ri me të cilin do të rregullohet statusi i Prokurorisë Speciale Publike dhe sapo të zgjedhet zëvendësi i saj. Sipas statusit të deritanishëm të Prokurorisë, mandati i saj përfundon më 15 shtator.

Janeva në opinion lidhet me lëndën e Prokurorisë Themelore “Reket” ku, si të dyshuar u arrestuan dhe i’u caktua masa e paraburgimit Bojan Jovanovskit – Boki 13 dhe Zoran Mileski – Kiçeec./Zhurnal.mk

Këta janë disa nga drejtorët e shkarkuar nga Zaev

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot me një konferencë për shtyp ka njoftuar ndryshimet e dhjetëra drejtorëve të institucioneve shtetërore, në nivele drejtuese të propozuar nga partitë politike në qeveri dhe të emëruara nga pushteti ekzekutiv. Ai para se të lexojë këto ndryshime ka thënë se në emër të tij dhe në emër të qeverisë ju falemnderohet për funksionimin e deritanishëm, njofton Telegrafi Maqedoni.

Disa nga zyrtarët e ndryshuar janë këta:
“Makedonija Pat” – Gajur Kadriu
Shtëpia e shëndetit-Shkup – Zlate Memedoviq
ELEM – Dragan Minovski, Ivan Trpevski
Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut – Irfan Asani
MEPSO – Sasho Vasilevski
Agjencia për barna – Qahil Ibraimi
Drejtoria për zhvillim të bujqësisë – Bllagoj Indov
Arkiva shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Kiril Petrov
Klinika për sëmundje të fëmijëve – Katerina Stavriq
Banka për zhvillimin e Maqedonisë së Veriut – Kiril Kolemishevski
Eurokompozit – Zllatko Graoroski
Teatri për Dramë Shkup – Viktorija Arangelova,
Agjencioni për investime të jashtme dhe promovim të eksportit – Vullnet Ademi
Agjencia për rini dhe sport – Zv.drejtori Gazmend Rustemi

Zaev ka potencuar se emrat e rinj të drejtorëve do të dihen së shpejti pasi emërimi i tij ndonjëherë varet nga kryeministri, nga ministrat por edhe nga bordet drejtuese.

Punohet intensivisht në zgjerimin e rrjetit të kanalizimit në disa fshatra të komunës së Gostivarit

Komuna e Gostivarit nëpërmjet Ndërmarrjes publike për veprimtari komunale “Komunalec” – Gostivar, është duke zgjeruar rrjetin e kanalizimit në disa fshatra, me ç’rast qasje në kanalizim do të kenë edhe rreth 10 për qind e popullsisë së përgjithshme të komunës së Gostivarit.

Në fshatin Çajlë, është duke u ndërtuar rrjet kanalizimi me gjatësi të përgjithshme 3022 ku pas përfundimit të punimeve, të gjitha amvisëritë e këtij fshati do të kenë qasje në kanalizim.

Para përfundimit janë punimet për ndërtim të kanalizimit në fshatin Banjicë e Epërme, me gjatësi prej 3199 metra, me çka ky fshat i cili deri më tani nuk ka pasur fare linjë kanalizimi, i tëri do të përfshihet me rrjet kanalizimi.

Nga ana tjetër, vazhdojnë punimet për ndërtimin pjesës së fundit të kanalizimit në fshatin Turçan i Madh, ndërsa këtyre ditëve ka filluar edhe ndërtimi i kanalizimit në një pjesë të lagjes Banjeshnicë të Gostivarit, në gjatësi prej 180 metra.

Pas përfundimit të ndërtimit të rrjetit të kanalizimit në fshatin Zdunjë, në vijim është sjellja e rrugës në gjendjen e mëparshme, respektivisht bëhet asfaltimi i pjesëve të dëmtuara të rrugës gjatë realizimit të punimeve.

“Kjo nënkupton se rreth 10% e popullsisë të komunës së Gostivarit, të cilët deri më tani nuk kanë qenë të kyçura në rrjetin e kanalizimit, tashmë ose janë lidhur ose do të lidhen së shpejti. Planifikojnë që në të ardhmen e afërt të vazhdojë zgjerimi i rrjetit të kanalizimit edhe në disa fshatra fushore të komunës ku në pjesë të caktuara mungon kanalizimi, siç është rasti me fshatin Raven, si dhe në disa lagje të qytetit ku kanalizimi mungon vetëm nëpër disa rrugica”, thotë Isak Lazami – drejtori i NP “Komunalec”.

Kjo ndërmarrje, aktualisht punon edhe në instalimin e një linje të re ujësjellësit në fshatin Çajlë, me gjatësi prej 450 metrash.

Sugareski: Dinamizimi i ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski pret dinamizim të aktiviteteve për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër, pasi që “Eksim banka” kineze i njoftoi institucionet kompetente se do të paguhen 200 milionë eurot rezervë nga kredia e parë dhe 180 milionë nga kredia e dytë. Gjysma e autostradës, planifikohet të jetë në funksion vitin e ardhshëm, njofton Koha.mk

“Jemi të njoftuar se jemi të janë siguruar mjetet, në këtë periudhë duhet të jenë të kapshëm dhe seriozisht të dinamizohet procesi. Planifikojmë që periudhën e ardhshme të përpiqemi që 30-të kilometrat nga Ohri deri në Vërbjani t’i aftësojmë dhe të munde të vozitet në atë rrugë. Prakiksiht, më shumë se gjyma e autostradës të jetë në funksion, ndërsa të tjerët konform me afatin në vitin 2021”, tha Sugareski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës në zonën industriale Vizbeg.

Ai kumtoi se është nga fundi revizioni i projektit për ndërtim të dy kilometrave nga austostrada Shkup – Bllacë pas së ndërmarrja publike për rrugë shtetërore duhet të shpallë tender dhe të fillojnë aktivitetet ndërtimore. Punohet edhe në projektimin për 10,5 kilometrat tjera të autostradës që pritet të përfundohet vitin e ardhshëm.

Ministri informoi edhe se ende zgjasin mbledhjet e punës për Propozim ligjin për planifikim urbanistik, për të cilin dorëzuar 200 amendamente. Qëllimi është që të bëjmë ligj që nga njëra anë nuk do ta prishë zhvillimin ekonomik, ndërsa nga ana tjetër do të kemi mbrojtje të balancuar të mjedisit jetësor, gjelbërimin dhe tjera. Pres edhe në disa mbledhje pune amendamentet të shqyrtohen, me qëllim që në afat më të shpejtë të miratohet ligji. Ministria ka pranuar numër të madh të vërejtjeve që kanë qenë në ENER, por gjithmonë mundet më mirë, t’i bëjmë në mënyrë konsensuale me pjesëmarrje të të gjitha partive politike, odave dhe organizatave ekologjike”, tha Sugareski.

Analiza për privatzimin e Hekurudhave të Maqedonisë – Transport, siç tha, ende vijon dhe pritet të vjedhtë të ketë in formacione për mënyrën e dinamikës. (koha.mk)