15/06/2024
17.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Peace Festival ’23 kaloi në atmosferë madhështore, Grubi: Vazhdojmë me punë të sinqertë për të festuar të arriturat e rradhës!

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka falenderuar të gjithë të pranishmit, të rinjt që morën pjesë në Peace Festival’23.

Grubi shkruan se edicioni i dytë i koncertit madhështorë i solli Shkupit freskine rinorë që i ka munguar qytetit prej vitesh.

Statusi i plotë:

E mrrekullueshme dhe e paharrueshme atmosfera që krijoi mbrëmë edicioni i dytë i Peace Festival në Sheshin Skenderbeu të mbushur përplot në Shkup!
Kënaqësi të shohësh gjithë ato të rinj e të reja, gjithë ato qytetarë që kishin dalur në numër aq të madh për të festuar përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit nën tingujt e muzikës së Noizyt, Yll Limanit, Mc Kreshës & Lyrical Son, Ledrit, Tunës dhe Bardhit.
Peace Festival solli freskinë që i mungonte qytetit! Vazhdojmë me punë të sinqertë për të festuar të arriturat e rradhës në rrugëtimin europian të vendit!
Falënderoj gjithësecilin prej jush që masivisht dhe përtej çdo parashikimi morët pjesë mbrëmë në Sheshin Skenderbe dhe që në mënyrën më dinjitoze e madhështore kontribuat në mbarëvajtjen e aktiviteteve për të shënuar përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit.

Të fundit