17/06/2024
20.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shënimi i Ditës së vetëdijësimit pensional – 15 shtatori

 Në kuadër të misionit të saj për të mbrojtur interesat e anëtarëve të fondeve pensionale dhe për të inkurajuar zhvillimin e financimit kapital të sigurimit pensional për ditë më të sigurta pensioni, Agjencia për Mbikëqyrjen e Financimit Kapital të Sigurimeve Pensionale – MAPAS shënon 15 shtatorin – Ditën e Ndërgjegjësimit Pensional me një sërë aktivitetesh duke përdorur mjetet e komunikimit elektronik dhe mediat sociale.

Nga MAPAS theksojnë se është veçanërisht e rëndësishme që të rinjtë të informohen në kohën e duhur për të drejtat, obligimet dhe përfitimet e anëtarëve të fondeve pensionale të detyrueshme dhe vullnetare, menjëherë pas fillimit të marrëdhënies së punës.

Java e vetëdijësimit pensional këtë vit është nga 11 deri më 15 shtator, ndërsa dita e vetëdijësimit pensional është si zakonisht më 15 shtator. Duke filluar nga viti 2014, Dita e Vetëdijësimit Pensional synon të nxjerrë në pah rëndësinë e kursimeve të pensionit.

Të fundit