Të tjera lajme

KARATE: MAQEDONIA ME 10-të MEDALJE KTHETHET NGA RIJEKA

Ka përfunduar kampionati ballkanik i karatesë për  kadet  junior dhe U-21,  Rijeka 2025, ku  reprezentacioni i Bosnjës  doli  fitues  i përgjithshëm me  33  medalje,  ndërsa Maqedonia  u  rendit e  teta  me 10 medalje të fituara

 Këtë  fundjavë  u  majtë  edicioni i 25-të jubilar Kampionati  Ballkanik i Karatesë  për kadet, junior dhe U-21, ku morën pjesë 1230 garues  nga 13  vende ballkanike.  Fitues  i përgjithshëm  i këtij edicioni jubilar  doli  reprezentacioni   Bosnja e Hercegovinës  me 33 medalje para Turqisë me 28  dhe  Serbisë me  25 medalje.  Maqedonia e Veriut u rendittë e teta  me  10 medalje  1 të artë , 5 të argjendit dhe 4 të bronzta. Pas kthimit nga Kroacia drejtori  sportiv i  Arlind Huseini  tha se krahasuar me  vitet e kaluar rezultatet  janë më të  dobëta  por  këtë  vit konkurrenca ishte  shumë më e madhe

  ’Mund të them se jemi më pak të kënaqur se sa vitin e kaluar, pasi se  vitin e kaluar ishte  shumë më mirë sa i përket rezultateve. Por nuk  do të thotë që  ky vit ishte  i pa suksesshëm. Edhe ky vit ishte  i suksesshëm  me tetë medalje të arritura  nga  reprezentacioni i Maqedonisë, një ndër ta edhe në  kategorinë ekipore të u-21 ku  fituam medaljen e argjendtë dhe  shumë pak na mungoi që të  fitojmë medaljen e artë. 1300 garues  në këtë eveniment  nuk është gjë e vogël të fitofsh medalje por  me punë sakrificë  erdhëm te këto medalje’’ deklaroi Arlind Huseini.

  Sa i përket  karateistëve  shqiptar  që  ishin pjesë e reprezentacionit  ata  fituan  gjithsejtë  pesë medalje  edhe  pse  realisht  është  pritur shumë më tepër se kaq

‘’Nëpër gjithësi  nuk jam shumë i kënaqur  me të arriturat  siç thash  edhe pak më parë, or  të gjithë dhanë maksimumin  në këtë garë edhe pse  mundeshim edhe më tepër. Sa  i përket  pyetjes  se  shqiptarët sa  fituan  domethënë gjithsejtë pesë medalje  fituan, . Ndoshta asnjë të artë  por  shumë afër ishim të fitojmë edhe medalje arri në kategoritë  kadet  junior  dhe u-21. Por  dhanë maksimumin, fati  në sport kështu është   se ndonjëherë  mund  mos jesh  fitues  im kategorisë. Por jam shumë i kënaqur  me  të arriturat e medaljeve edhe  dua të theksoj  se edhe seleksionuesit  dhanë maksimumin  treguan një  cilësi trajneri , cilësi prindi  se si duhet  jetë detyra e seleksionuesit’’ tha  Huseini.

Në këtë kampionat  ballkanik të karatesë krahas  garuesve , Maqedoninë e Veriut  e kanë  përfaqësuar me  sukses edhe  katër arbitra të cilët kanë ndaj  drejtësi.

SHABAN SINANI – TV KOHA

Të fundit